AKTUALE

Ali Ahmeti pas marshimit në Shkup: “Ata që luftuan për lirinë e Kosovës meritojnë një proces të drejtë”

Në Shkup u mbajt sot një marshim paqësor në mbështetje të ish-pjesëtarëve dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të protestave të zhvilluara edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, reagoi pas marshimit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se kërkesa e protestuesve ishte “liri për çlirimtarët” dhe “liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkroi Ahmeti.

Ai deklaroi se, sipas tij, personat që luftuan për lirinë e Kosovës nuk duhet të gjykohen mbi atë që ai i cilëson si akuza të fabrikuara dhe narrativa të ndërtuara nga Beogradi dhe Moska.

“Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë”, theksoi Ahmeti.

Në një deklaratë gjatë protestës në Shkup, Ahmeti tha gjithashtu se “populli nuk mund t’i dënojë çlirimtarët e vet”, duke paralajmëruar se aktivitetet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së mund të vazhdojnë edhe në hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Marshimi në Shkup u zhvillua në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët e kishin ftuar pjesëmarrjen qytetare nën moton “Jo në emrin tim”.

Ja postimi plotë:

Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrativave të ndërtuara nga Beogradi e Moska. Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë. Sot, zëri i mijëra qytetarëve nga Shkupi, Prishtina dhe qytetet tona ishte një: drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që luftuan për lirinë tonë.

Banner

Related posts

Haradinaj: Kurti argat i Serbisë, mos e përkrahni këtë njeri

Gjyla Halili

Sela: Komisioni i Venecias po keqpërdoret si arbitrazh i Marrëveshjes së Ohrit

Gjyla Halili

Emigrantët votojnë në 2025! Miratohet Kodi Zgjedhor, 106 vota pro mbylljes së listave të kandidatëve, 2 deputetët që votuan kundër

Gjyla Halili