AKTUALE

Lladrovci nga Izraeli: Shqiponja, o sot o kurrë, bëjeni detyrën!

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci gjendet në Izrael për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës, ku ka theksuar se duam fitore.

“Shqiponja, dëshmohuni se doni fitore!
Shqiponja, o sot o kurrë, bëjeni detyrën”, ka shkruar ai.

Postimi i Lladrovcit:

Një rrugë me këmbë të mbarë le të jetë kjo ndeshje me Izraelin, e mbarë e me suksese për kualifikim.

Le të sundojë e shkëlqejë fryma ekipore për të arritur kualifikimin në evropian që e presim me padurim, të gjithë ne që e jetojmë e përjetojmë futbollin përtej lojës.

Shqiponja, duam fitore, duam shkëlqim në lojë me shumë gola dhe kualifikim për evropian.

Shqiponja, dëshmohuni se doni fitore!
Shqiponja, o sot o kurrë, bëjeni detyrën!

Banner

Related posts

Kakuris: Është e rëndësishme për ekonominë gjatë zgjedhjeve të ketë konsolidim fiskal dhe minimizim të pozicioneve qorr-sokak politike

Gjyla Halili

Xhaferi: S’mund të kryejë dy funksione, deri në formimin e qeverisë së re

Gjyla Halili

Ahmeti publikon video përmbledhje të deklaratave të Mickoskit: Janë udhëzime të tij për Gjykatën Kushtetuese

Gjyla Halili

Leave a Comment