SHQIPËRI

Çuçi kërkesë homologes Braverman: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman në Home Office.

Gjatë takimit mes homologëve është diskutuar bashkëpunimi dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar.

“Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacionale që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara. Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stereotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm i bëri një propozim konkret homologes së tij britanike, për të amnistuar shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por që punojnë ndershmërisht dhe s’kanë rekorde kriminale në ngarkim.

“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim”, deklaroi ministri Çuçi.

“Diskutim i rëndësishëm me Bledi Çuçi në lidhje me kontributin e çmuar të komunitetit shqiptar në MB, dhe progresin sipas Komunikatës sonë të Përbashkët. Kjo përfshin trajtimin serioz të krimit të organizuar dhe kthimin e shtetasve shqiptarë, si ata që mbërrijnë me gomone“- shkroi Braverman në Twitter. 

 


Top Channel

Banner

Related posts

Piu ilaçet e dajës narkoman, vdes foshnja 17 muajshe

admin

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Gjyla Halili

Fëmijët heqin dorë nga trashëgimia mbi 800 mijë euro për ta marrë nënën nga Kosova në Zvicër

admin

Leave a Comment