AKTUALE

Ali Ahmeti për Sahit Jasharin: Një ndër të parët mes nesh në rrugën e lirisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit.

Në mesazhin e tij, Ahmeti e ka cilësuar Sahit Jasharin si një ndër të parët e rezistencës dhe luftës për liri, krah Adem dhe Hamzë Jasharit, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë.

“I rrallë në virtyte, burrë zakoni, patriot e atdhetar, i guximshëm dhe vizionar. Mes dhimbjes për familjarët e shumtë të rënë në altarin e lirisë, ai arriti ta përjetojë pavarësinë e Kosovës sonë”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

Duke shprehur ngushëllime familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe mbarë kombit shqiptar, Ahmeti ka nderuar figurën e Sahit Jasharit me fjalët:
“Të qoftë i lehtë dheu i atdheut, Sahit.

Sot po u ribashkohesh familjarëve, Ademit e Hamzës në përjetësi. Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!”.

Ja postimi plotë:

Një ndër të parët ndër ne, krah Adem e Hamzë Jasharit, bashkëluftëtar i denjë i lirisë, Sahit Jashari, sonte na la.

I rrallë, burrë zakoni, patriot e atdhetarë, i guximshëm e vizionarë.

Në mes të dhimbjes për familjarët e shumtë të rënë në altarin e lirisë, arriti ta përjeton pavarësinë e Kosovës tonë.

Të qoftë i lehtë dheu i atdheut Sahit, po i ribashkohesh familjarëve dhe Ademit e Hamzës në pëjetësi.

Ngushëllime vëllazërore familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe gjithë kombit.

Lavdi!

Banner

Related posts

Një maji dhe dita e dytë e Pashkëve ditë jopune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Amerika të mbrojë Kosovën me Marrëveshje përfundimtare me Serbinë

admin

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili