AKTUALE

BDI pranon sfidën e Mickoskit: Të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojmë në zgjedhje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita.

“E kërkojmë”, thuhet në reagimin e BDI-së, nga ku vlerësojnë se edhe kryeministri, sipas tyre, më në fund e ka kuptuar se gjendja në vend është e paqëndrueshme dhe se nevojitet një mandat i ri politik. Nga partia opozitare shqiptare akuzojnë Qeverinë se e ka humbur legjitimitetin për të vazhduar qeverisjen. Si arsye përmendin izolimin evropian të vendit, degradimin e marrëdhënieve ndëretnike, cenimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe dobësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione.

BDI kërkon që deklarata e kryeministrit të mos mbetet vetëm ofertë politike, por të shndërrohet menjëherë në hapa konkretë. Sipas partisë, brenda ditëve duhet të përcaktohet afati më i shpejtë kushtetues, të fillojnë përgatitjet zgjedhore dhe qytetarëve t’u mundësohet të vendosin për drejtimin e ardhshëm të vendit.

“Nëse oferta e kryeministrit është serioze, nuk ka arsye për vonesa, arsyetime apo kalkulime politike”, theksojnë nga BDI. Partia deklaron se opozita tashmë e ka dhënë përgjigjen dhe se është e gatshme për përballje zgjedhore. “Le të shpërndahet Kuvendi. Le të caktohet data. Le të shkojmë në zgjedhje”, përfundon njoftimi i BDI-së.

Banner

Related posts

Dy gjuhësia së shpejti do të jetë në të gjithë dokumentet dhe formalitetet e tjera të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë

admin

Besimi: Emetimi i Euroobligacionit – proces i suksesshëm, mjete të siguruara me kosto më të ulët për buxhetin për shlyerjen e detyrimeve të vjetra

admin

Bujar Osmani pyet “Pse jo Presidentin e parë?! Unë besoj!”

Gjyla Halili