AKTUALE

Lazim Destani shpërndau libra shqip në Kopenhagë, porositi prindërit: Sot dhe nesër kemi festë, mësojuani fëmijëve tuaj historinë dhe fjalën shqipe

Filantropi shqiptar, Lazim Destani në Kopenhagë të Danimarkës shpërndau libra shqip. Destani nga atje dërgoi porosi deri te përindërit e fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, që të kujdesen dhe t’ua mësojnë historinë dhe fjalën shqipe.

Më shumë do të kisha dhënë porosi te prindërit e fëmijëve se sa te fëmijët çka janë këtu. Më vjen shumë mirë që edhe arsimtarët i kemi këtu, dhe midis qendrës të Kopenhagenit vijmë në klasën ku mësojnë shqip dhe kjo është një krenari jashtzakonisht e madhe, kurse fëmijëve ju dëshiroj që t’i lexojnë këto libra dhe t’i kuptojnë mirë, ta mësojnë historinë e çdo patrioti. Dhe ta dinë që sot dhe nesër kemi festë, festojmë 28 nëntorin ditën e Flamurit.

Banner

Related posts

Mickoski uron Trumpin: Mbetemi të përkushtuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në

Gjyla Halili

VLEN: Pyesim publikisht nëse janë shpenzuar më shumë se 75 milionë euro për kazino dhe lojëra fati në mandatin e Grubit si zv/kryeministër?

Gjyla Halili

Lladrovci: Ushtria e Kosovës është besnike e traditës së paraardhësve luftëtarë

Gjyla Halili