AKTUALE

Muamed Sejdini ftohet nga Aleksandar Ceferin ne Shtëpinë Evropiane të Futbollit në Nyon të Zvicrës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, me ftesë të personit të parë të UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka qenë sot në Shtëpinë Evropiane të Futbollit në Nyon të Zvicrës

Sulmi fizik ndaj presidentit të vendit tonë si dhe pas marrjes së informacionëve nga UEFA për ndërhyrje politike në punë të Federatës, e cila kërcënon integritetin e saj, u bënë shkak që menjëherë pas ndeshjes me Armeninë, kreu i FFM-së të thirrej në një mbledhje urgjente nga presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferini

Presidenti Sejdini e ka njoftuar drejtpërdrejt dhe në detaje presidentin e UEFA-s për situatën aktuale dhe UEFA shprehu mbështetjen e fuqishme për mbrojtjen e FFM-së dhe integritetit të saj.

Më herët (dje), UEFA dhe FIFA bashkërisht i kanë dërguar një letër me shkrim FFM-së duke kërkuar takim sa më të shpejtë me zyrtarët e qeverisë. FFM-ja ia ka përcjellë menjëherë këtë letër qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe janë në pritje të një termini për takimin e kërkuar.

Banner

Related posts

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Toshkovski: Polici kufitar ka qenë i impresionuar nga madhësia politike e Grubit dhe nga automjeti luksoz

Gjyla Halili

Zbulohen edhe 40 kontrata të tjera gjithsej 80 – të XHOBI2011 të Bilall Kasamit (DOKUMENT)

Gjyla Halili