AKTUALE

KUVENDI I KOSOVËS DUHET TË QARTËSOJË DHE TË KUFIZOJË KOMPETENCAT E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA!

DOSSJER!

Shkruan: Azgan Haklaj

🇽🇰 SOVRANITETI PËRMBLIDHET EDHE NË LIGJ!

KUVENDI I KOSOVËS DUHET TË QARTËSOJË DHE TË KUFIZOJË KOMPETENCAT E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA!

Një reformë ligjore për shtetin e së drejtës, sovranitetin dhe përgjegjësinë institucionale.
PAS AKTGJYKIMIT, HAPET NJË ÇËSHTJE TJETËR!
Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hapur një kapitull të ri për Republikën e Kosovës.
Trupi Gjykues i dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.
Të katër u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi prokuroria nuk arriti të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullsisë civile.
Apeli është çështje e mbrojtjes dhe e gjykatës.
Por përtej apelit ekziston një çështje që i përket drejtpërdrejt Republikës së Kosovës:
KUSH I PËRCAKTON KUFIJTË E NJË INSTITUCIONI TË JASHTËZAKONSHËM GJYQËSOR DHE KUSH GARANTON QË KËTA KUFIJ TË JENË TË QARTË NË LIGJ DHE NË KUADRIN KUSHTETUES?
Përgjigjja duhet të jetë institucionale:
🇽🇰 KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Jo si gjykatë.
Por si ligjvënës.
KUVENDI NUK ËSHTË GJYKATË -POR ËSHTË LIGJVËNËS!
Kuvendi nuk duhet të gjykojë Thaçin.
Nuk duhet të gjykojë Veselin.
Nuk duhet të gjykojë Krasniqin.
Nuk duhet të gjykojë Selimin.
Dhe nuk duhet t’u japë udhëzime gjyqtarëve se si të vendosin në apel.
Por Kuvendi ka një detyrë tjetër, themelore:
TË PËRCAKTOJË, BRENDA KUFIZIMEVE KUSHTETUESE DHE TË DETYRIMEVE PËRKATËSE, KORNIZËN LIGJORE TË INSTITUCIONEVE QË VEPROJNË NË EMËR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Ky nuk është ndërhyrje në drejtësi.
Ky është ushtrim i përgjegjësisë ligjvënëse.
JO NJË LIGJ PËR INDIVIDËT – POR NJË KORNIZË PËR REPUBLIKËN!
Ky është dallimi që duhet mbrojtur.
Kosova nuk ka nevojë për një ligj:
“për Thaçin”.
As për Veselin.
As për Krasniqin.
As për Selimin.
Kosova ka nevojë për një kornizë juridike të përgjithshme, të qartë dhe të parashikueshme.
Një kornizë që të shqyrtojë:
objektin e juridiksionit;
kufijtë materialë dhe kohorë të kompetencës;
raportin me sistemin e drejtësisë së republikës;
mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional;
kushtet dhe procedurat për çështjet që ligji i lejon;
mekanizmat e përgjegjësisë institucionale;
kushtet dhe procedurat që lidhen me përfundimin e mandatit;
garancitë kundër zgjerimit të paqartë të kompetencave;
dhe përputhjen e këtyre elementeve me kushtetutën dhe bazën juridike ndërkombëtare përkatëse.
Ligji duhet të jetë i përgjithshëm, i parashikueshëm dhe i zbatueshëm për të gjithë.
RASTET E HAGËS DUHET TË SHËRBEJNË SI MËSIM INSTITUCIONAL
Çështjet e Salih Mustafës, Pjetër Shalës dhe tashmë çështja Thaçi. nuk duhet të përdoren nga Kuvendi për të zëvendësuar gjykimin.
Ato duhet të analizohen për një arsye tjetër:
PËR TË PARË SE SI KA FUNKSIONUAR NË PRAKTIKË KORNIZA JURIDIKE QË KOSOVA KA MIRATUAR.
Kjo është rruga serioze.
Kuvendi nuk duhet të deklarojë:
“Ky vendim është i drejtë.”
As:
“Ky vendim është i padrejtë.”
Duhet të pyesë:
A është ligji mjaftueshëm i qartë?
A janë kompetencat të përcaktuara mjaftueshëm?
A ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm të kontrollit institucional?
A është raporti me drejtësinë vendore i qartë?
A janë kufijtë kohorë dhe materialë të parashikueshëm?
Dhe cilat janë kushtet juridike për përfundimin e një mekanizmi të përkohshëm?
Këto janë pyetje të shtetit të së drejtës.
ÇËSHTJA LIMAJ DHE PYETJA PSE KUVENDI DUHET TA HETOJË??!
Nëse Kuvendi i Republikës së Kosovës hap një proces serioz për rishikimin e kornizës juridike, një nga çështjet që meriton analizë të veçantë është precedenti i Fatmir Limajt dhe Isak Musliut.
Në çështjen Limaj prokuroria kishte sfiduar edhe gjetjet lidhur me ekzistencën e një Joint Criminal Enterprise – JCE, përfshirë pretendimin për një ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Dhoma e Apelit e ICTY-së konfirmoi pafajësinë e Limajt dhe Musliut dhe hodhi poshtë, ndër të tjera, argumentin e prokurorisë për ekzistencën e një JCE-je sistemike në kampin e Llapushnikut.
Këtu fillon pyetja institucionale.
Në çështjen Thaçi trupi gjykues arriti në përfundimin se të akuzuarit kishin kontribuar në një “common criminal purpose”, në kuadër të përgjegjësisë penale për krimet e konstatuara.
Këto dy çështje nuk janë identike.
Pikërisht për këtë arsye duhet të krahasohen.
Duhet të shqyrtohet:
Cili ishte testi juridik për JCE-në në çështjen Limaj;
cilat prova u konsideruan të pamjaftueshme;
si u përcaktua plani ose qëllimi i përbashkët;
cilat elemente faktike u përdorën në çështjen Thaçi.
Si është përcaktuar “common criminal purpose” në aktgjykimin e vitit 2026;
cilat janë dallimet faktike dhe juridike;
dhe nëse këto dallime shpjegohen nga provat, faktet, standardi juridik apo interpretimi i normës.
KËTU NUK KËRKOHET SLOGAN.
KËRKOHET KRAHASIM JURIDIK.
Dokument me dokument.
Provë me provë.
Standard me standard.
CHRISTOPH BARTHE – NJË DIMENSION QË DUHET TË VERIFIKOHET.
Nëse gjyqtari Christoph Barthe ka trajtuar akademikisht doktrinën e JCE-së, kjo mund të jetë pjesë e një analize dokumentare.
Por duhet bërë dallimi themelor:
një publikim akademik nuk është në vetvete, provë për paragjykim apo konflikt interesi.
Prandaj pyetja duhet të shtrohet me metodën e dokumentit:
Çfarë ka shkruar Barthe për JCE-në?
Si e ka trajtuar jurisprudencën përkatëse?
Çfarë parimesh ka identifikuar?
A ka trajtuar çështjen Limaj?
Dhe si krahasohen ato parime me arsyetimin e aktgjykimit të vitit 2026?
Jo akuza.
Jo hamendësime.
DOKUMENTI DUHET TË FLASË.
KOSOVA DUHET TË MARRË PËRGJEGJËSINË E VET LIGJVËNËSE!
Për shumë vite debati është zhvilluar sikur Kosova të kishte vetëm dy alternativa:
Ose të heshtë, ose të përplaset me ndërkombëtarët.
Kjo është një zgjedhje e rreme.
Ekziston edhe një rrugë tjetër:
TË FORCOHET LIGJI.
Të mblidhen ekspertët kushtetues.
Të analizohen aktgjykimet.
Të shqyrtohet jurisprudenca.
Të krahasohet ligji me standardet e shtetit të së drejtës.
Të analizohen kompetencat.
Të përcaktohen kufijtë.
Dhe pastaj:
KUVENDI TË VENDOSË.
Pa hakmarrje.
Pa presion.
Pa ndërhyrje në çështjet konkrete.
ME LIGJ.
UÇK-JA DHE INDIVIDËT – DY PLANE QË NUK DUHET TË NGATËRROHEN!
Për shqiptarët e Kosovës, UÇK-ja është pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës.
Ndërsa në një proces penal, përgjegjësia individuale duhet të përcaktohet mbi bazën e akuzave, provave dhe standardit juridik të zbatueshëm.
Këto dy plane duhet të ndahen qartë.
Prandaj:
DREJTËSIA PENALE – PËR INDIVIDËT.
HISTORIA – PËR SHOQËRINË DHE KOMBIN.
LIGJI – PËR PARLAMENTIN!
Askush nuk duhet t’i zëvendësojë këto tri fusha me njëra-tjetrën.
🇽🇰 SOVRANITETI NUK ËSHTË VETËM FLAMUR!
Sovraniteti nuk është vetëm deklarata e pavarësisë.
Nuk është vetëm flamuri.
Nuk është vetëm himni.
Nuk është vetëm festa kombëtare.
SOVRANITETI ËSHTË EDHE AFTËSIA E NJË REPUBLIKE PËR TË NDËRTUAR, RISHIKUAR DHE QARTËSUAR RREGULLAT E SAJ JURIDIKE!
Një shtet serioz nuk i trembet ligjit.
Një shtet serioz nuk e sheh reformën ligjore si rebelim.
Dhe një shtet serioz nuk e ngatërron aleancën me heqjen dorë nga përgjegjësia e vet institucionale.
Kosova mund të jetë njëkohësisht:
Pro drejtësisë, pro aleancës euro-atlantike,
dhe pro përgjegjësisë së institucioneve të saj.
Këto nuk janë domosdoshmërisht kundërshti.
NJË VIJË E KUQE INSTITUCIONALE!
Prandaj Kuvendi duhet të hapë një proces të plotë rishikimi të kornizës juridike të Dhomave të Specializuara, duke respektuar kushtetutën, detyrimet ndërkombëtare dhe pavarësinë e proceseve gjyqësore.
Jo për të ndërhyrë në apel.
Jo për të ndryshuar një aktgjykim.
Jo për të shpëtuar një individ.
Por për të garantuar se:
ÇDO INSTITUCION KA KOMPETENCË TË QARTË.
ÇDO KOMPETENCË KA KUFIJ TË QARTË.
ÇDO MANDAT KA QËLLIM DHE PARAMETRA TË PËRCAKTUAR.
ÇDO INSTITUCION I JASHTËZAKONSHËM I NËNSHTROHET SHTETIT TË SË DREJTËS.
MOS TA NGATËRROJMË APELIN ME REFORMËN!
Kjo duhet të jetë pika e hekurt e këtij debati.
APELI ËSHTË PUNË E GJYKATËS!
REFORMA E KORNIZËS LIGJORE ËSHTË PUNË E LIGJVËNËSIT, BRENDA KUADRIT KUSHTETUES.
Mbrojtja duhet të përdorë të gjitha mjetet juridike që i njeh ligji.
Ndërsa Kuvendi duhet të bëjë punën e tij:
Të kontrollojë nëse korniza juridike që ka krijuar është e qartë, e qëndrueshme, e parashikueshme dhe e përshtatshme për një republikë sovrane.
Këto procese mund të ecin paralelisht.
Por nuk duhet të përzihen.
KOSOVA NUK DUHET TË JETË SPEKTAKTORE E HISTORISË SË VET!
Kosova ka ndërtuar institucione.
Ka Kushtetutë.
Ka Kuvend.
Ka Qeveri.
Ka Gjykatë Kushtetuese.
Ka gjykata.
Ka prokurori.
Ka sistem juridik.
Këto institucione nuk duhet të trajtohen si dekor i Republikës.
ATO DUHET TË KENË PËRGJEGJËSI REALE!
Prandaj reforma e kornizës juridike të Dhomave të Specializuara nuk duhet të shihet automatikisht si luftë kundër drejtësisë ndërkombëtare.
Pyetja është më e thellë:
SI NDËRTOHET NJË SISTEM KU DREJTËSIA NDËRKOMBËTARE DHE PËRGJEGJËSIA INSTITUCIONALE E KOSOVËS NUK PËRJASHTOJNË NJËRA-TJETRËN?
Kjo është sfida.
DRAFTI 10-PIKËSH – DHE PYETJA QË DUHET TË SHKOJË MË THELLË!
Pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026, debati në Kosovë ka hyrë në një fazë të re.
Por duhet bërë një dallim themelor:
PLATFORMA POLITIKE NUK E ZËVENDËSON LIGJIN!
Një rezolutë mund të shprehë qëndrim politik.
Një platformë mund të përcaktojë objektiva.
Një mekanizëm parlamentar mund të monitorojë zbatimin e një plani.
Por kompetencat e institucioneve duhet të përcaktohen nga kushtetuta dhe ligjet përkatëse.
Prandaj debati duhet të shkojë:
NGA PLATFORMA POLITIKE – NË QARTËSI JURIDIKE!
Nëse pas aktgjykimit po diskutohen njëkohësisht:
platforma politike;
rezoluta e Kuvendit;
ndryshime në Ligjin nr. 05/L-053;
çështje kushtetuese;
dhe përfundimi i mandatit të një mekanizmi të përkohshëm;
atëherë pyetja themelore është:
A ËSHTË MJAFTUESHËM E QARTË KORNIZA JURIDIKE QË PËRCAKTON KOMPETENCAT, KUFIJTË DHE KOHËZGJATJEN E KËTIJ INSTITUCIONI?
Kjo nuk është çështje e një partie.
Nuk është çështje e një individi.
Nuk është çështje e një aktgjykimi të vetëm.
ËSHTË ÇËSHTJE E REPUBLIKËS.
NGA POLITIKA TEK LIGJI!
POLITIKA HAP RRUGËN.
KUVENDI BËN LIGJIN.
GJYKATAT GJYKOJNË.
KUSHTETUTA PËRCAKTON HIERARKINË JURIDIKE.
Ky është institucionalizimi i debatit.
KONTROLLI DUHET TË KRYHET NË TË GJITHA NIVELET!
NIVELI I PARË – DOKUMENTET!
Aktgjykimet, aktakuzat, provat, dëshmitë dhe dokumentet akademike.
NIVELI I DYTË – PRECEDENTI!
Krahasimi me jurisprudencën përkatëse, përfshirë çështjen Limaj.
Në atë çështje, ICTY-ja konfirmoi në apel pafajësinë e Limajt dhe Musliut dhe shqyrtoi në mënyrë të posaçme pretendimet lidhur me JCE.
NIVELI I TRETË – ARSYETIMI!
A përputhet arsyetimi mbi përgjegjësinë penale dhe “common criminal purpose” me kriteret juridike të zbatuara në jurisprudencën përkatëse?
NIVELI I KATËRT -PROVAT!
Cilat prova konkrete mbështesin secilin element të përgjegjësisë dhe si janë vlerësuar ato?
NIVELI I PESTË — APELIMI!
Çdo pretendim për gabim juridik, vlerësim të provave, interpretim të normës apo çështje procedurale duhet t’i nënshtrohet kontrollit të instancës përkatëse të ankimit.
DOKUMENTI DUHET TË JETË GJYKATËSI I FUNDIT TË FAKTIT.
Jo emocioni.
Jo propaganda.
Jo paragjykimi.
DOKUMENTI.
🇽🇰 KOSOVA DUHET TË MARRË PËRGJEGJËSINË E SAJ LIGJORE!
Nëse ka mësime nga funksionimi praktik i Dhomave të Specializuara, ato duhet të përkthehen në debat institucional dhe juridik.
Jo në presion mbi gjykatën.
Jo në ndërhyrje në apel.
Jo në ligje të hartuara për individë.
Por në një pyetje të pastër:
A ËSHTË KORNIZA JURIDIKE E QARTË, E PARASHIKUESHME DHE E PËRSHTATSHME PËR NJË REPUBLIKË SOVRANE?
Nëse jo, Kuvendi duhet ta shqyrtojë brenda kompetencave të tij dhe në përputhje me kushtetutën e detyrimet ndërkombëtare.
Nëse po, duhet ta shpjegojë dhe ta mbrojë atë me argumente juridike.
Në të dyja rastet:
PËRGJEGJËSIA ËSHTË INSTITUCIONALE.
NJË KËRKESË PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kuvendi duhet:
1. Të hapë debat parlamentar për funksionimin e kornizës juridike të Dhomave të Specializuara.
2. Të formojë një grup ekspertësh kushtetues dhe juridikë për analizimin e kompetencave dhe kufijve të tyre.
3. Të shqyrtojë nëse kompetencat ekzistuese janë të përcaktuara mjaftueshëm dhe nëse kërkojnë qartësim.
4. Të shqyrtojë me ligj, brenda kompetencave kushtetuese, kufijtë e juridiksionit pa ndërhyrë në proceset konkrete gjyqësore.
5. Të rishikojë raportin institucional ndërmjet Dhomave të Specializuara dhe sistemit të drejtësisë së Kosovës.
6. Të analizojë qartë kushtet dhe mekanizmat juridikë që lidhen me përfundimin e mandatit të një mekanizmi të jashtëzakonshëm.
7. Të garantojë që çdo ndryshim ligjor të jetë i përgjithshëm dhe të mos përdoret për të ndikuar në një çështje konkrete.
8. Të analizojë në mënyrë institucionale mësimet e nxjerra nga funksionimi praktik i dhomave përfshirë krahasimin me precedentë si Limaj.
9. Të garantojë ndarjen e qartë ndërmjet procesit ligjvënës dhe proceseve gjyqësore në zhvillim.
10. Të ndërtojë, brenda kornizës kushtetuese dhe ndërkombëtare, një sistem që garanton njëkohësisht pavarësinë e drejtësisë, qartësinë e kompetencave dhe përgjegjësinë institucionale të Republikës.
KJO ËSHTË RRUGA E NJË SHTETI.
EPILOGU!
KOSOVA DUHET TA MARRË PËRSËRI NË DUAR PËRGJEGJËSINË E SAJ LIGJORE!
Nuk është detyrë e kuvendit të rrëzojë një aktgjykim.
Nuk është detyrë e kuvendit të shpallë fajtorë apo të pafajshëm.
Nuk është detyrë e kuvendit të ndërhyjë në apel.
Është detyrë e kuvendit:
TË BËJË LIGJIN!
Dhe pikërisht këtu duhet të fillojë kapitulli i ri.
Jo me hakmarrje.
Jo me emocione.
Jo me frikë.
ME LIGJ.
Sepse Republika e Kosovës nuk mund të jetë sovrane vetëm në ceremonitë e saj.
DUHET TË JETË SOVRANE EDHE NË PËRGJEGJËSINË E SAJ INSTITUCIONALE.
🇽🇰 DREJTËSIA DUHET TË JETË E PAVARUR.
🇽🇰 KUVENDI DUHET TË JETË LIGJVËNËS.
🇽🇰 INSTITUCIONET DUHET TË KENË KUFIJ TË QARTË.
🇽🇰 DHE SOVRANITETI DUHET TË JETË PËRGJEGJËSI, JO SLOGAN.
🇽🇰 KOSOVA NUK KËRKON PRIVILEGJ.
KËRKON QARTËSI JURIDIKE.
Nuk kërkon ndërhyrje në drejtësi.
KËRKON SHTETIN E SË DREJTËS.
Nuk kërkon të ndryshojë gjykimet.
KËRKON TË QARTËSOJË RREGULLAT.
Sepse një Republikë që respekton drejtësinë duhet të dijë edhe ku fillon dhe ku mbaron kompetenca e çdo institucioni.
🇽🇰 NGA AKTGJYKIMI -TE LIGJI.
NGA EMOCIONI – TE INSTITUCIONI.
NGA DEBATI – TE QARTËSIA.
NGA REAGIMI – TE PËRGJEGJËSIA SHTETËRORE.
🇽🇰 KOSOVA DUHET TË JETË SUBJEKT I SË DREJTËS DHE SUBJEKT I LIGJIT TË SAJ.

Banner

Related posts

EShS: Paga më e lartë në vend, në industrinë teknologjike

admin

Taravari bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale? Ademi: S’ka negociata e marrëveshje formale

Gjyla Halili

Shaqiri për kushtet e tenderit të librave shkollorë: Procedurat nuk i vendosë ministri, respektohet Ligji për libra shkollorë

admin