AKTUALE

HASAN MALAJ E ALI AHMETI FOTO HISTORIKE NË GJILAN

Hasan Malaj e Ali Ahmeti janë emra të mëdhenj dhe shqiptarë të mëdhenj!

Ata kanë dhënë prova të fuqishme se janë dalëzotës të fateve të popullit, Atdheut dhe Kombit!

I ka bashkuar ideali i shenjtë i luftës për liri, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Respekti dhe dashuria epike e Udhëheqësit Ali Ahmeti për Udhëheqësin dhe Heroin e Kombit, Rexhep Malaj, e lidhin atë pazgjidhshmërisht me patriotin dhe atdhetarin e madh, Hasan Malaj!

Kjo është një fotografi e madhe për historinë, sepse janë Ali Ahmeti me vëllanë e Udhëheqësit të Tij, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, në ambientin madhështor të Hotelit “Astoria” në Gjilan!

Dy duart e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmeti, mbi gjoksin e vëllait të Udhëheqësit të Tij, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, duken si dy male, si dy shpata dhe dy kolona heroike mbi gjoksin e patriotit dhe atdhetarit të madh kombëtar Hasan Malaj!

Buzqeshja epike e Plakut të famshëm të ilegales Hasan Malaj, djalit te madh të Axhes Mehmet Malaj e vëllaut të çelikut të burgjeve antishqiptare e themeluesit të Partisë së Luftës së Kosovës, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, do të mbetet një nga më të veçantat që do të mbetet në histori, se e ka mbi supet e tij, themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Komandantin e Përgjithshëm të saj, Udhëheqësin e popullut, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetin!

Hasan Malaj, si burrat e baladave heroike shqiptare, e mori stafetën e luftës për liri nga vëllai i Tij dhe marshoi triumfalisht në rrugën e vështirë, por të lavdishme, të çlirimit të Atdheut nga Serbia pushtuese!

Në këtë fotografi nuk janë bashkuar vetëm dy figura të mëdha të Kombit, por edhe dy rrugë të lavdishme të përkushtimit atdhetar, të qëndresës dhe të luftës së pandalshme për liri!

Kjo foto është një dëshmi e gjallë e lidhjes së fuqishme ndërmjet brezave të veprimtarëve dhe luftëtarëve të çështjes së lavdishme kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi!

Jam i lumtur dhe krenar që jam autori i kësaj fotografie historike të 24 shtatorit 2026, të dy figurave të mëdha të Kombit, gjurmët dhe kontributi i të cilëve janë të pashlyeshme dhe do të mbeten përgjithmonë në historinë dhe memorien e popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Shtator 2026!

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Çashka: Shqiptarët nuk janë vetëm pastrues e druprerës – ata mund të jenë edhe Kryeministra!

Gjyla Halili

Bastisje në Burgun e Idrizovës, policia konfiskon para dhe gjësende tjera

admin

BDI: Zhvillimi ekonomik, shtylla kryesore e platformës tonë zgjedhore

Gjyla Halili