AKTUALE

Kurtit po i plotësohet dëshira të hyjë histori, do të mbahet mend si “Albin Zajednica”

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e pranon Zajednicën në të gjitha format.

Ai në një postim në platformën X ka thënë se kryeministri do të mbahet në mend si “Albin Zajednica”.

“Elikziri jetësor i Albinit është hyrja në histori, prandaj e ka urrejtur aq shumë Thaçin, Veselin dhe me të gjithë UÇK-në. Po pranon Zajednicën në gjitha format, pa kushte”.

“Ja tani dita ditës po i plotësohet dëshira e kahmotshme e tij, madje do të mbahet në mend në librat e Historisë si ‘Albin Zajednica’”, ka shkruar politikani shqiptar nga Presheva.

“Qysh para dy viteve kam thënë se Albini e ka pranuar «Asociacionin » a.k.a “Zajednicën” por është në misionin të ja shes 50 përqindëshit të tij, sepse pushteti dhe karriga e tij është e shenjtë, jo parimet dhe llomotijtet e tija tri dekadore”, shton ai.

Banner

Related posts

Ajdini i PDSH-së: Poltikan anti-shqiptar, të korruptuar si Adnan Azizi thirren si mbrojtës të Kurtit!

Gjyla Halili

RESHAT SAHITAJ KUNDËR ALI AHMETIT DHE KUNDËR FITOREVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE NË MAQEDONI TË VERIUT

Gjyla Halili

Ilir Hasani pas takimit me Ambasadoren Aggeler: Mirnjohës për përkrahjen e jashtzakonshme të mikun tonë më të madh SHBA

Gjyla Halili