AKTUALE

Mickoski mesazh Athinës: Do i themi Maqedoni, e pikë! Ankohuni në Hagë! Paralajmëron “zhbërjen” e Prespës

Maqedonia e Veriut nuk ndalet në reagimet e ashpra kundër shtetit Helen. Pas deklaratës së Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për respektim të Marrëveshjes së Prespës dhe bllokim të integrimit europian,  Hristian Mitcovski i ka bërë të ditur homologut të tij grek që të mos përzihet në punët e brendshme të Shkupit.

Sipas tij, është e drejta jonë themelore që të quajmë vendin Maqedoni.

“Ne presim të kemi marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera fqinjësore. Vlerësoj që VMRO-ja dhe qeveria greke e udhëhequr nga Demokracia e Re kanë qëndrimin e tyre për Marrëveshjen e Prespës. Askush prej nesh nuk e pëlqen këtë marrëveshje”, ka komentuar Mickoski, duke e quajtur “të drejtën e tij themelore” që ta quajë vendin e tij si të dojë në diskursin publik dhe në media.

Ndër të tjera, ai i bëri thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet – siç i cilësoi ai – kundër vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem, të shkojë në gjykatën e Hagës.

Greqia ka ngritur alarmin se liderët e rinj të Maqedonisë së Veriut po shkelin marrëveshjen e Prespës duke mos përmendur emrin Maqedonia e Veriut por thjesht Maqedoni.

Sakaq pas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është ministri i Jashtëm grek, Georgos Gerapetritis i cili në krah të homologut të tij çek paralajmëroi Shkupin se nuk do të bëjë asnjë lëshim dhe do të monitorojë rreptësisht situatën e Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohje për donatorin Z. Sabedin Rushiti

Gjyla Halili

Gjykata Administrative vendosi në favor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik

Gjyla Halili

Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

Gjyla Halili