AKTUALE

Kur jeta e njeriut humb vlerën

Shkruan: Mr. Muzemil Osmani

Vrasja, një dukuri që, fatkeqësisht, po na shoqëron gjithnjë e më shpesh, po rrezikon të kthehet edhe në një lajm të zakonshëm të përditshmërisë sonë. Mjafton të hapim rrjetet sociale apo portalet dhe pothuajse çdo ditë përballemi me lajme të rënda: “U vra filani”, “vrau shokun”, “vrau babanë”, “vrau bashkëshorten”… Titujt përsëriten, emrat ndryshojnë, rrethanat ndryshojnë, por pas secilit prej tyre qëndron e njëjta tragjedi: humbja e një jete njerëzore.

A mos po e humbim ndjeshmërinë ndaj shpirtit të njeriut?
Jeta është një nga dhuratat më të mëdha që Allahu Mëshirëplotë ia ka dhënë njeriut. Pra, ajo nuk është pronë absolute e njeriut, por amanet prej Tij. Njeriu nuk ka të drejtë ta marrë jetën e një tjetri sipas dëshirës, zemërimit apo interesit të tij.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Dhe mos e mbytni njeriun, të cilin Allahu e ka ndaluar ta mbytni, përveçse me të drejtë.” (El-Isra, 33)
Ky është një parim madhështor: jeta e njeriut është e shenjtë. Madje, Allahu na tregon se sa është e rëndë vrasja e njeriut të pafajshëm:
“Kush mbyt një njeri, pa qenë ai vrasës i ndonjë njeriu tjetër ose pa bërë çrregullim në tokë, është sikur t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush shpëton një jetë, është sikur t’i kishte shpëtuar të gjithë njerëzit.” (El-Maide, 32)

Çfarë mesazhi më të fuqishëm mund t’i japim rinisë sonë?
Jeta e tjetrit vlen sa jeta jote. Gjaku i tjetrit nuk është më pak i shtrenjtë se gjaku yt. Shpirti i tjetrit është po aq amanet i Allahut sa shpirti yt.
I Dërguari i Allahut ﷺ ka paralajmëruar: “Nuk lejohet të derdhet gjaku i një muslimani që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, përveçse në tri raste…” (Buhariu dhe Muslimi)
Dhe në një hadith tjetër, Pejgamberi ﷺ e ka bërë të qartë se derdhja e gjakut të njeriut është një çështje jashtëzakonisht e rëndë: “Çështja e parë për të cilën do të gjykohen njerëzit në Ditën e Gjykimit do të jetë gjaku i derdhur.” (Buhariu dhe Muslimi)
A mos po i afrohemi asaj kohe për të cilën na paralajmëroi Pejgamberi ﷺ? I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të vijë një kohë kur vrasësi nuk do ta dijë përse vrau, ndërsa i vrari nuk do ta dijë përse u vra.” (Muslimi)
Ky hadith është një paralajmërim tronditës për një shoqëri ku dhuna mund të bëhet aq e përhapur dhe e pakuptimtë, saqë njeriu humb arsyen përse vret dhe viktima nuk e di përse u bë objekt i vrasjes. Sot, më se seriozisht duhet të pyesim veten: Ku po gabojmë? A është vetëm familja? A është vetëm shkolla? A është vetëm hoxha? A është politika? A janë rrjetet sociale? A është mungesa e edukimit? Apo, të gjithë nga pak?
Ndoshta gabimi më i madh është se po përpiqemi ta edukojmë njeriun për sukses, por po harrojmë ta edukojmë për moral! Po i mësojmë si të fitojë, por jo edhe si të falë! Po i mësojmë të kërkojë të drejtat e veta, por po harrojmë ta mësojmë se edhe tjetri ka të drejta.
Njeriu, qoftë i ri apo më i pjekur nuk ka nevojë vetëm për diploma, por, mbi të gjitha, për karakter. Nuk ka nevojë vetëm për dije por, ka nevojë për iman dhe ndërgjegje. Nuk ka nevojë vetëm për ligje, por edhe për frikë e përulje ndaj Allahut. Ligji mund ta ndalojë dorën e njeriut kur polici është afër, por imani e ndal dorën edhe kur askush nuk është duke e parë.
Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe mos e mbytni veten tuaj! Vërtet, Allahu është i mëshirshëm me ju.” (En-Nisa, 29) Dhe për besimtarët e vërtetë thotë: “Ata që nuk i luten ndonjë zoti tjetër përveç Allahut, nuk e vrasin njeriun që Allahu e ka ndaluar ta vrasin, përveçse me të drejtë…”
(El-Furkan, 68)
Prandaj, duhet të fillojmë një betejë tjetër: betejën për edukimin e zemrës së njeriut. Familja duhet t’i mësojë fëmijës se dhuna nuk është burrëri. Mësuesi duhet t’i mësojë se respekti ndaj tjetrit është vlerë. Hoxha duhet t’i kujtojë se para Allahut çdo pikë gjaku ka peshë. Prindi duhet t’i mësojë fëmijës të kontrollojë zemërimin. Shoqëria duhet të mos e glorifikojë dhunën. Dhe politika duhet të kuptojë se një shoqëri e sigurt nuk ndërtohet vetëm me polici dhe burgje, por edhe me arsim, familje të shëndoshë, edukim moral dhe përgjegjësi shoqërore.
Pra, mos ta normalizojmë kurrë vrasjen dhe dhunën. Mos të lejojmë që lajmet për gjakderdhje të na kalojnë para syve si lajme të zakonshme. Sepse pas çdo vrasjeje nuk ka vetëm një titull portali. Ka një nënë që humb djalin e saj, një fëmijë që mbetet pa baba, një grua që humb bashkëshortin, një familje që mbetet me një plagë që nuk mbyllet lehtë. Dhe, mbi të gjitha, është një jetë e krijuar nga Allahu dhe një amanet që njeriu nuk ka të drejtë ta cenojë.
Prandaj, le ta fillojmë këtë përpjekje aty ku duhet: te vetja, te familja jonë, te fëmijët tanë, te mënyra si flasim, si sillemi dhe si reagojmë kur zemërohemi. T’u mësojmë fëmijëve tanë se dhuna nuk është forcë, se hakmarrja nuk është drejtësi dhe se njeriu nuk bëhet më i fortë duke e lënduar tjetrin. T’u mësojmë të falin, të dialogojnë dhe të kërkojnë drejtësi

Banner

Related posts

24 vjetori i fillimit të luftës së 2001/ Lika: Dëshmorët e kombit, ata që sakrifikuan gjithçka për idealin kombëtar

Gjyla Halili

Nikolloski: Të punësuarit në HM dhe Postat e Maqedonisë do të marrin paga

Gjyla Halili

Shoqata “Qytetarët për Çairin”: Po ndërtohet pa kriter teksa qeveria mbron kryetarin e Komunës! Kush mban përgjegjësi për ndonjë tragjedi të ngjajshme si Koçani?!

Gjyla Halili