AKTUALE

Kryeministri Mickoski në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili merr pjesë në Samitin Bashkim Evropian – Ballkani Perëndimor në Tivat, mbrëmë mori pjesë në darkën që për pjesëmarrësit e organizoi presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Mickoski në Fejsbuk publikoi se para darkës ka pasur takime me Denis Beqiroviq, anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Shkëmbyem mendime për situatën aktuale në rajon, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takime të tilla janë një mundësi e mirë për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të thelluar bashkëpunimin midis vendeve tona”, deklaroi Mickoski.

Samiti po zhvillohet në hotelin “Regent Porto Montenegro”, ku liderët do të diskutojnë çështje aktuale që lidhen me integrimin evropian të vendeve të rajonit dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Pas përfundimit të Samitit në ora 15:30 është parashikuar konferencë e përbashkët për shtyp.

Samitit i parapriu turneu i kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të cilit u takua me liderë nga rajoni, ndërsa sot ai do të bashkë-kryesojë samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat.

Koshta më 2 qershor ishtë për vizitë në Shkup, ku u takua me Mickoskin, ndërsa më pas mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën kryeministri potencoi se qëndrimi i Maqedonisë është i qartë: “mbetemi fuqimisht të përkushtuar ndaj rrugës evropiane, nuk kërkojmë privilegje, nuk kërkojmë rregulla të thjeshtuara, nuk kërkojmë diçka që nuk u përket të tjerëve, kërkojmë para dhe një proces normal, të besueshëm dhe të parashikueshëm; kërkojmë një proces në të cilin reforma është e plotë, e merituar dhe detyrimi i përmbushur të vlerësohet realisht”.

“Gjatë periudhës së kaluar kemi punuar me përkushtim në agjendën reformuese, në forcimin e institucioneve, në stabilizimin e ekonomisë, në tërheqjen e investimeve, në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në krijimin e një sistemi që do të jetë më efikas, më i drejtë dhe më afër qytetarëve”, tha Mickoski në konferencën për shtyp në Shkup.

Kryeministri potencoi se Evropa ka qenë më e fortë atëherë kur ka treguar vizion, guxim politik dhe qëndrueshmëri ndaj vlerave të veta. Kur ka qenë një hapësirë mundësish, drejtësie dhe parashikueshmërie.

“Por besoj gjithashtu se dinjiteti, identiteti dhe qëndrueshmëria ndaj parimeve nuk duhet të jenë pengesë për perspektivën evropiane – ato janë pjesë përbërëse të saj”, tha Mickoski.

Koshta përsëriti se miratimi i ndryshimeve të kontraktuara kushtetuese mbetet mënyra e vetme për fillim zyrtar të bisedimeve aderuese të vendit me BE-në.

“Kjo është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar përfitimet e plota të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, domethënë maqedonasit. Ajo mbetet investitori më i madh dhe partneri më i rëndësishëm tregtar. Ne vazhdojmë t’ju mbështesim si politikisht ashtu edhe financiarisht, por në fund të fundit fuqia për të formësuar të ardhmen tuaj është në duart tuaja”, tha Koshta.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të arritur përparim drejt integrimit evropian është përmes dialogut konstruktiv me fqinjët, duke ndërmarrë hapa pragmatikë për të ndërtuar besimin dhe për të zbatuar reformat e nevojshme. – Ajo për të cilën u ra dakord në vitin 2022 duhet të zbatohet dhe asgjë më shumë”, tha ai, duke shtuar se grupet duhet të hapen dhe të mbyllen hap pas hapi dhe se ky është një proces i bazuar në meritë.

Në kuadër të turit evropian, Koshta vizitoi gjithashtu Sarajevën, Tiranën, Prishtinë, Beogradin, dhe e përfundoi atë me një vizitë në Mal të Zi, dhe sot ai do të bashkëkryesojë samitin BE-Ballkani Perëndimor. Tema kryesore e këtij samiti është “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”./Koha.mk

Banner

Related posts

Nuk zmbrapsen veteranët, kërcënojnë me radikalizim të protestave

admin

Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Ambasadës së Francës

Gjyla Halili

Tërmeti në kufirin Turqi-Siri/ Shqipëria nis një mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit

admin