AKTUALE

Reagim i ashpër i KF Shkëndijës: Sponsori kërcënon me tërheqje nga futbolli nëse FFM nuk e anulon vendimin skandaloz

Klubi Futbollistik Shkëndija ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes së cilës ka shprehur revoltën e thellë ndaj vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM). Sponsori kryesor i klubit tetovar e ka cilësuar këtë vendim si “skandaloz” dhe ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes përfundimtare nga futbolli i Maqedonisë së Veriut nëse ky vendim nuk rishikohet dhe korrigjohet urgjentisht.
Në komunikatën e lëshuar për mediat, udhëheqësia dhe sponsori i Shkëndijës kujtojnë se klubi ka qenë gjithmonë një shembull i seriozitetit, korrektësisë dhe përputhshmërisë së plotë me obligimet sportive dhe financiare, duke bërë sakrifica të mëdha ndër vite.

„Shkëndija është klubi që me paraqitjet dinjitoze në Evropë ngriti koeficientin e ligës, nga i cili përfitojnë të gjitha klubet vendore dhe falë të cilit, nga viti i ardhshëm, futbolli ynë do të ketë një vend shtesë në kupat evropiane“, thuhet në reagim.

”Vendimet në tavolinë po godasin projekte serioze”

Për sponsorin e klubit, dëmtimi i një projekti kaq serioz përmes vendimeve të marra “në tavolinë” është tërësisht i papranueshëm dhe shihet si një goditje e qëllimshme ndaj kontributit të tyre shumëvjeçar.

Ky zhvillim ka bërë që investitorët e klubit të vënë në pikëpyetje qëndrimin e mëtejshëm në futbollin vendor.

„Kjo qasje na shtyn të shqyrtojmë edhe opsionin e tërheqjes nga klubi/futbolli në Maqedoni të Veriut. Nëse FFM nuk e tërheq këtë vendim, atëherë ne si sponsor do ta shqyrtojmë seriozisht vazhdimin e mëtutjeshëm, pasi që ky vendim i cenon të drejtat dhe politikat e klubit“, paralajmërojnë nga KF Shkëndija.

Në mbyllje të komunikatës, klubi tetovar i bën thirrje publike organeve të FFM-së që të reflektojnë me urgjencë, në mënyrë që të mbrohet drejtësia sportive, interesat e klubit dhe e ardhmja e futbollit në vend.

Banner

Related posts

BFI: Këtë vit për në Haxh do të udhëtojnë mbi dy mijë besimtarë

Gjyla Halili

Nga Manastiri arkivistët shqiptarë shprehën përkushtim ndaj periferive tona etnike

admin

Why Watson data platform can be the iTunes for your Big Data

admin