Lajme

Kaq për qind është pjesëmarrja e votuesve deri në ora 09:00

Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 09:00 në nivel vendi kanë votuar 1.89% të qytetarëve me të drejtë vote.

Nga 1 milionë e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri tash kanë votuar 52 mijë e 254 qytetarë.

Ndërkohë sipas DNV-së, në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2,550 vendvotime (2,498 të rregullta dhe 52 me kusht). Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 1,6% e vendvotimeve dhe kjo për shkak të mungesës së komisionerëve. Në disa raste vonesat në hapje lidhen edhe me mungesën e kabinave të votimit.

Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme me funksionalizim të kamerave ose me mënyrën se si janë vendosur, që mund të cënojë fshehtësinë e votës. Poashtu vlen të theksohet se në 16% të vendovotimeve nuk ka asnjë grua komisionere.

Banner

Related posts

Qoku: Tubimi i Vetëvendosjes në Tetovë, dëshmi e lidhjes së fortë dhe vizionit të përbashkët mbarëshqiptar

Admin2

Oficeri dhe ushtarë të ushtrisë libaneze vriten në sulmin izraelit mes tensioneve gjatë armëpushimit

Admin2

Shpërthimi i Ebolës në Kongo mund të ketë nisur muaj përpara zbulimit

Admin2