AKTUALE

Kosova iu dërgon notë verbale disa vendeve lidhur me zhvillimet në dialog

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ia ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se u ka nisur notë verbale disa vendeve lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Megjithatë, ministria nuk ka dhënë më shumë hollësi për përmbajtjen e letrës, duke thënë se nuk mund ta komentojë.

Nota verbale nënkupton komunikim diplomatik mes dy qeverive përmes përfaqësuesve diplomatikë të njëra-tjetrës.

Rundi i fundit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar më 14 shtator.

Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka thënë më pas mediave se ndërmjetësuesi i dialogut Mirosllav Lajçak ka marrë pozicion të njëanshëm, në përputhje me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai, po ashtu, ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të ketë takime me “të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët e kanë pranuar shtetin e Kosovës”.

Banner

Related posts

Lëvizja Besa zgjedhë Adnan Azizin shef të shtabit zgjedhorë në zonën gjashtë

Gjyla Halili

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u takua me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi z. Nikë Gjeloshaj

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan organizon Darkën Tradicionale për Mbledhje Fondesh

Gjyla Halili

Leave a Comment