AKTUALE

Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti për vizitë zyrtare në vend

Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti në vend. Në aeroportin e Shkupit ishte pritur nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë Timço Mucunski.

Për një vizitë zyrtare në vendin tonë, sot qëndron presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq. Në kuadër të vizitës, janë parashikuar disa aktivitete dhe takime në nivel të lartë. Në fokusin e bisedave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit. Vizita e presidentit kroat paraqet një konfirmim të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore dhe të partneritetit, të cilat zhvillohen pa çështje të hapura – si në nivel bilateral ashtu edhe në atë multilateral”, shkroi Mucunski në “Fejsbuk”.

Presidenti kroat ishte pritur edhe me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në vilën presidenciale “Vodno” ku pati takim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova me të cilën në çdo moment pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Fokusi i bisedimeve ndërmjet dy presidentëve ishin marrëdhëniet bilaterale, procesi i integrimit tonë evropian përmes prizmit të rendit ndërkombëtar, mjedisi i BE-së, si dhe sfidat rajonale.

“Të dyja palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin konstruktiv në disa fusha dhe konfirmuan miqësinë e fortë të dëshmuar shumë herë, të bazuar në mirëkuptim, respekt dhe mbështetje të ndërsjellë. Të udhëhequr nga situata aktuale në kontinentin evropian, por edhe më gjerë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar rajonale për adresimin e sfidave të sigurisë”, njoftuan nga Kabineti i Presidentes.

Siljanovska-Davkova shprehu falënderim për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për të dy vendet.

Banner

Related posts

Plagosen rëndë 3 persona në një aheng në Kërçovë! Arrestohet mërgimtari që gjuajti me armë

Gjyla Halili

BE i kerkon zgjedhje te rena ne veri Kosoves

admin

TREGIMET E KURANIT  (KISSASS) TË PROFETËVE EDHE PSE ME  LARGËSI SHTATË MIJË VJEÇARE OSE DHJETË MIJË VJEÇARE ATA PO DËSHMOJNË  NË STRUKTURËN E MENDIMIT SIKUR KANË JETUAR TË GJITHË NË NJË KOHË TË MENDIMIT BASHKËKOHORË

Gjyla Halili