AKTUALE

Presidenti kroat bën thirrje në OKB për njohjen e Kosovës anëtare e barabartë e kësaj organizate

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve [OKB-së]

Siç raportojnë mediat Milanoviq shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve, por edhe për njohjen universale të Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.

“Jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirojmë të inkurajojmë masat për de-përshkallëzimin e tensioneve. Në mënyrë të ngjashme, këto dy vende duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve dhe të përmbushin detyrimet e tyre dhe të fillojnë të zbatojnë atë që u dakordua këtë vit në Bruksel dhe Ohër”, ka thënë presidenti kroat, transmeton Telegrafi.

Banner

Related posts

Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM IMAMIN DHE AKTIVISTIN NË ZVICËR DOC. DR. BASHKIM EF. ALIU

Gjyla Halili

Escobar: Nuk shoh njëanshmëri te Lajçaku në dialog

admin

Leave a Comment