AKTUALE

Ali Ahmeti viziton Odën Kërçovare në Zvicër: Vlerat kombëtare dhe identiteti shqiptar duhet të ruhen brez pas brezi

Mbrëmë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vizitoi Odën Kërçovare në Zvicër, një vatër e rëndësishme e ruajtjes dhe kultivimit të kulturës, gjuhës dhe traditave shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, Ahmeti vlerësoi përkushtimin e bashkatdhetarëve që, edhe larg atdheut, punojnë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore shqiptare ndër breza.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen për të gjithë kontribuuesit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Ruajtja e këtyre vlerave mbetet një përgjegjësi e përbashkët, ndërsa mërgata shqiptare vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në kultivimin dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj.

Ja postimi plotë:

Mbrëmë pata kënaqësinë të vizitoj Odën Kërçovare në Zvicër, një vatër ku kultivohen dhe ruhen kultura, gjuha dhe traditat tona të mirëfillta shqiptare.

Në këtë odë të vlerave kombëtare, ruhet me përkushtim identiteti ynë shqiptar dhe përcillet brez pas brezi trashëgimia jonë kulturore.

Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e këtyre vlerave, me urimin që angazhimi dhe përpjekjet e tyre të jenë të pandërprera, sepse ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit tonë kombëtar është përgjegjësi e përbashkët.

Banner

Related posts

DASH: Uashingtoni mbështet përpjekjet e SPAK kundër Korrupsionit në Shqipëri

Gjyla Halili

POLITIKË E KEQE NË MES TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS DHE ATYRE TË MAQEDONISË SË VERIUT

Gjyla Halili

Në mesnatë fillon fushata për zgjedhjet lokale 2025

Gjyla Halili