AKTUALE

Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë histori të trishtueshme në Ballkan për anëtarësim në BE, tha Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila po viziton sot Pragën.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur isha kandidat për Komisionere dhe tani. Zgjerimi është i ndryshëm tani nga ç’ishte pesë vjet më parë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në muajt e fundit, me zgjedhjet në SHBA situata gjeopolitike ka ndryshuar. Dhe sot, me zgjerimin, po kthehemi te themelet për të cilat u themelua BE-ja, që janë siguria dhe paqja. Nuk duhet të lëkundemi në procesin e zgjerimit”, tha Kos.

Kos, në një deklaratë për “Radion Evropa e Lirë”, tha se Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktualisht më afër anëtarësimit në BE, ndërsa ka tre histori të trishtueshme në Ballkan, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

“Kosova është një histori e trishtueshme sepse nuk mund të ecë tutje. Historia e dytë e trishtueshme është Maqedonia e Veriut. E dini, nëse do të prisnim aq gjatë me Ukrainën sa po presim me Maqedoninë për të filluar negociatat, Ukraina do të fillonte negociatat në vitin 2045. Dhe ja ku është Bosnja dhe Hercegovina”, tha Kos.

Banner

Related posts

Mickoski: Vazhdon aksioni “Më pak shpenzime, më shumë për ju – Ne kujdesemi”, ulen çmimet e mbi 600 produkteve për festat e Vitit të Ri

Gjyla Halili

Drejtori Festim Halili ka njoftuar për thirrjen e re të Fondit për Inovacion!

Gjyla Halili

Video që përlot/ “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë”, biseda emocionuese e personelit të kërkimit me vogëlushin e ngecur nën rrënoja

admin