AKTUALE

Zyrtarja evropiane kërkon dorëheqjen e Borrellit dhe Lajçakut

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të kërkojnë dorëheqjen e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga funksionet e tyre.

Schneeberger ka kërkuar dorëheqjen e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, me arsyetimin se vendimet e tyre rrezikojnë paqen dhe demokracinë në Evropë.

“Ju bëj thirrje të gjithëve: Bëni thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, Emisarit Special Miroslav Lajçak dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë”, thuhet në letrën e Schneeberger.

Sipas saj, Borrell e Lajçak nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave evropiane.

“Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ka nevojë urgjente për njerëz në këto pozita që përfaqësojnë dhe mbrojnë vlerat e BE-së. Ne kemi nevojë për përfaqësues në nivel të BE-së që përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Evropë. Dhe këta qytetarë duan paqe dhe demokraci, jo një luftë tjetër”.

Ajo tutje i ka quajtur skandal masat e prezantuara kundër Kosovës nga Komisioni Evropian të hënën para Parlamentit Evropian.

“Masat e prezantuara ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë e reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve neve”, ka shkruar tutje këshilltarja e BE-së. /Telegrafi

Banner

Related posts

Forumi i Dialogut të Prespës 2023 më 15 dhe 16 qershor në Strugë

admin

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Gjyla Halili

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 14 gradë

Gjyla Halili

Leave a Comment