AKTUALE

Fatmir Dehari në Amerikë: Falënderon vëllezërit Sala për kontributin ndaj Kërçovës e kërçovarëve

Gjatë qëndrimit në Amerikë, kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, ka qëndruar në shtetin Wisconsin, ku ka takuar mërgatën atje dhe ka falënderuar vëllezërit Mike e Hektor Sala.

Gjithmonë kënaqësi të bashkëbisedosh dhe të vendosësh llogaridhënien si parim kryesor, ka shkruar Dehari.

Postimi i plotë i tij:

Beloit, Wisconsin!

Thellësisht mirënjohës vëllezërve Mike dhe Hektor Sala për mikpritjen dhe nderin që na bënë neve kërçovarëve.
Mirënjohje pa fund për të gjithë të pranishmit – vëllezërit e mi kërçovarë – për mbështetjen dhe kontributin e palodhur që na kanë dhënë neve dhe vendlindjes sonë.

Në një ambient kaq të mrekullueshëm, mbrëmë bashkëbiseduam për Kërçovën tonë dhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut.
Gjithmonë kënaqësi të bashkëbisedosh dhe të vendosësh llogaridhënien si parim kryesor!

Faleminderit nga zemra!

Banner

Related posts

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) përgëzon z. Albin Kurti dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE për fitoren e tyre të rëndësishme zgjedhore.

Gjyla Halili

Kurti takon Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

admin

Mexhiti nga Çarshia e Vjetër: Bashkëbiseduam me tregtarë dhe gastronom të ndryshëm, ndryshimi ia VLEN

Gjyla Halili