AKTUALE

Mexhiti paralajmëron punësime masive në administratë: Do të krijojmë mijëra vende pune për shqiptarët

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka dhënë një premtim të fuqishëm për punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike. Gjatë një aktiviteti partiak në zyrtarizimin e degës së Lëvizjes Demokratike në Shuto Orizare, Mexhiti theksoi se brenda një viti qeveria do të realizojë më shumë punësime sesa janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara nga subjektet tjera politike shqiptare.
Për çështjen e punësimeve do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve, 8 vite në qeveri. Pra, do të bëhen qindra e qindra, mos të them 2-3 mijë shqiptarë në administratën shtetërore, publike dhe gjithandej ku ka nevojë për t’i ripërtërirë ato vende pune, duke eliminuar një pengesë dhe një problem të qytetarëve tanë, që të mos ikin jashtë vendit, që të mos e shohin perspektivën e tyre jashtë vendit”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se Lëvizja Demokratike është e përkushtuar për të siguruar një përfaqësim më të drejtë dhe më dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke krijuar mundësi konkrete për punësim dhe zhvillim profesional.

Banner

Related posts

Ibrahimi merr në mbrojte tifo-grupin që brohoriti në Kumanovë: Ali Ahmeti e organizoi këtë skenar, por dështoi edhe kësaj radhe!

Gjyla Halili

Ademi: Fokusi i BDI-së është fronti pro evropian, ne kemi disa vija të kuqe që duhen respektuar

Gjyla Halili

“Mbi 250 prokurime sekrete që varen nga kryeministri”, denoncimi i Berishës: 9 muajt e parë të 2022 janë vjedhur e shpërdoruar nga qeveria dhe administrata 122 mld lekë

admin