AKTUALE

Korridori 8, Grubi: Vendosim sot gurthemelin e korridorit të bashkimit, projektit më të madh në historinë e shtetit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar sot aktin e vendosjes së gurëthemelit të Korridorit 8, projektit më të madh në historinë e shtetit, në pikëpagesën Tetovë – Gostivar në ora 12:00.

Ai e ka cilësuar mbërritjen e këtij momenti si akt që do të mbahet mend si dita kur filluan të bien kufinjtë përmes korridorit të bashkimit që mundëson lidhje me autostradë prej 6 korsishë nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë.

“Në ditën e themelimit të NATO-s, po vëmë gurthemelin e korridorit të bashkimit që mundëson lidhje me autostradë prej 6 korsishë nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë. Guxuam të ëndërrojmë dhe ja ku jemi, në prag të gurthemelit të projektit më të madh në historinë e shtetit. Kjo ditë do të mbahet mend dhe do të kujtohet si dita kur filluan të bijnë kufinjtë dhe nisi bashkimi, rajon pa kufi në një kontinent pa kufi” – ka shkruar Grubi.

Banner

Related posts

Bujar Osmani me mesazh ndaj bashkëqytetarëve maqedonas“Erdhi koha t’i ndryshojmë gjërat!”

Gjyla Halili

Deputetet tetovare të Frontit Europian në shesh

Gjyla Halili

Zendaya shkëlqen me një korse argjendi, teksa kryeson yjet në “Essence Black Women”

Gjyla Halili

Leave a Comment