AKTUALE

Edhe një humbje e madhe: ndahet nga jeta i riu Besnik Rizmani

.

Një tjetër tragjedi ka goditur rëndë zemrat e qytetarëve të Kërçovës. Të dielën, më 04.05.2025, rreth orës 14:30, në rrugën kryesore Dibër–Strugë, pranë fshatit Otishani, ndodhi një aksident fatal trafiku, ku humbi jetën Besnik Rizmani, 33 vjeç, nga Kërçova.
Sipas të dhënave zyrtare, përplasja ndodhi mes një veture pasagjerësh “Peugeot-406” me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.G. (43) nga Shkupi, dhe një motoçiklete “Dukati” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga viktima. Ndërhyrja e shpejtë e ekipeve të Ndihmës së Shpejtë nga Dibra fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte jetën e të riut, vdekja e të cilit u konfirmua në vendngjarje.
Në aksident u plagos edhe M.G. (42), pasagjer në veturën nga Shkupi, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, ku iu konfirmuan lëndime trupore.
Humbja e Besnikut ka lënë një boshllëk të thellë në mesin e miqve dhe shokëve të klasës, të cilët reaguan me dhimbje në rrjetet sociale:
“Na iku Besniku. Na iku pa paralajmërim, si fjalët që s’na dalin kur dhimbja na mbyt. E ndjejmë boshllëkun në zemër, në zërat tanë që s’dinë si ta thërrasin më emrin e tij.
Ishte mik i rrallë – i heshtur kur duhej, i zjarrtë kur fliste për drejtësi. Besniku ishte besnik. Na mbushte me dritë pa u përpjekur. Si Bujari që na mungon prej majit tjetrit, edhe Besniku iku në këtë muaj që tashmë e njohim për dhembjen.”
Pas vetes, ai la një djalë të vogël, Korabin, i cili tani do të rritet me kujtimin e një babai që ishte vetë simboli i lartësisë dhe mirësisë. Pranë tij qëndron tani një nënë që mban barrën e dy dashurive: atë të saj dhe të të ndjerit.
Lamtumirë, Besnik. Në heshtjen që le pas, do të të kujtojmë gjithmonë.

Banner

Related posts

FILLON VAKSINIMI I HAXHILERËVE PËR HAXHIN 2025

Gjyla Halili

Lladrovci: Më 2 prill, të dëshmojmë se udhëheqësit tanë nuk janë vetëm as kurrë nuk do të jenë të vetëm

admin

Prishën një shtëpi të mbrojtur si trashëgimi kulturore, padi penale kundër Ramiz Merkos dhe katër personave të tjerë

Gjyla Halili