AKTUALE

Ali Ahmeti viziton familjen e Dëshmorit të Kombit – Ali Mahmuti

Sonte vizitova familjen e Dëshmorit të Kombit – Ali Mahmuti, një bir i këtij vendi që dha jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
U mirëpritëm me ngrohtësi e respekt nga baci Nejazi, babai i dëshmorit, si dhe nga vëllezërit e tij dhe të afërm – një familje fisnike, që edhe sot mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës shqiptare.
Biseduam për rrugën e përbashkët të përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, për idealet që nuk zbehen asnjëherë, dhe për nevojën që brezat e ri të mos i harrojnë ata që dhanë gjithçka për të sotmen tonë.
Respekt i përjetshëm për familjet e dëshmorëve. Ata janë kujtesa dhe ndërgjegjja jonë historike.

Banner

Related posts

Bastisje në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ka edhe të arrestuar

Gjyla Halili

Aparat digjital, faturat e ujit mund të paguhen edhe në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup

admin

Durmishi: Nëse nuk ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, do të ndërmarrim masa më rigoroze!

Gjyla Halili