AKTUALE

KONFIRMOHET / Personi që hoqi flamurin kombëtar shqiptar në Kumanovë, është polic

Më herët njoftuam për një rast që ka ndodhur mbrëmë në Kumanovë, e që për fat të keq nuk ka patur fare reagime. Bëhet fjalë për incidentin me flamurin kombëtar, ku në një video shihet një person i hipur mbi furgonin e policisë dhe e heq flamurin kombëtar shqiptar nga shtylla.

Alsat mëson se personi që hoqi flamurin kombëtar shqiptar me ndihmën e policisë në Kumanovë, në fakt është polic. Bëhet fjalë për policin me iniciale D.K. i cili në video shihet duke hequr flamurin kombëtar.

Banner

Related posts

Korridori 8/ Rrustemi: Projekt madhor i cili do të ndikoj në rritje të shpejtë ekonomike

admin

Komuna e Çairit vazhdon me asfaltimin e rrugëve të saja

admin

Mbi 50 simpatizues braktisin VLEN-in i bashkohen BDI-së

Gjyla Halili