AKTUALE

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari: Kërkojmë nga organet e rendit të dy ngjarjet ti trajtojnë dhe tu qasen në mënyrë njëjtë dhe joselektive

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari ka reaguar pas dy ngjarjeve të djeshme dhe qasjes selektive, për të njëjtin fenomen nga organet e rendit dhe Qeveria.

Deputetja Ajdari ka theksuar se “nëse duam ta ndërtojmë të ardhmen bashkë duhet të respektojmë e vlerësojmë njëri tjetrin, simbolet kombëtare, gjuhën dhe kulturën e secilit, pra vullneti duhet të jetë i dyanshëm”.

Postimi i deputetes Ajdari në fb:

Të nderuar qytetarë, mbrëmë u dogj flamuri ynë kombëtar dhe u gris flamuri shtetëror. Deklaratat e sotme që vijnë nga Kryeministri i vendit, ministria e punëve të brendshme dhe nga partitë politike në pushtet, janë të njëanshme. Ky shtet është shtet i përbashkët, i të gjithëve pa përjashtim sepse atdhe rezervë nuk kemi ndërsa multietniciteti është vlerë e shtuar. Prandaj, kërkojmë nga organet e rendit të dy ngjarjet ti trajtojnë dhe tu qasen në mënyrë njejtë dhe joselektive. Nëse duam ta ndërtojmë të ardhmen bashkë duhet të respektojmë e vlerësojmë njëri tjetrin, simbolet kombëtare, gjuhën dhe kulturën e secilit, pra vullneti duhet të jetë i dyanshëm. Duke e poshtëruar e nënvlerësuar tjetrin e ndryshëm nga ne, nuk i ndihmojmë as procesit, as mirëqenies e as demokracisë.

Banner

Related posts

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Gjyla Halili

Në prag zgjedhjesh lokale, Yuri Kim thirrje qeverisë: Të merren masa! Lista e kandidatëve duhet të jetë e pastër

admin

Izet Mexhiti: “Sot nderuam emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova me emërimin e një prej rrugëve më të vjetra pranë Kalasë së Shkupit”

admin