AKTUALE

Korridori 8/ Rrustemi: Projekt madhor i cili do të ndikoj në rritje të shpejtë ekonomike

Drejtori i N.P “Rrugët shtetërore”, Ejup Rrustemi para se të nënshkruhet marrëveshja me konzorciumin “Bechtel Enka”, në Qeveri ka thënë se kjo është marrëveshje për gjeneratat e ardhëshme dhe e cila për do të sigurojë transport më të shpejtë e të sigurtë.

Rrustemi ka thënë se kjo është ditë historike për RMV-në sepse po nënshkruhet marrëveshja më e madhe në sektorin publik ndonjëherë.

“Kam nderin të nënshkruaj këtë marrëveshje me partnerin “Bechtel Enka”, kjo është marrëveshje për gjeneratat e ardhëshme. Me këtë marrëveshje do të ndërtohen katër akse rrugore. Në RMV në 5 vitet e ardhëshme do të ndërtohen 108.8 km autostradë. Është moment historik, bëhet fjalë për projektin më të madhë në sektorin public. Do të ndikojë në rritjen e shpejtë ekonomike, udhëtim më i shpejtë dhe sigurtë në trafik për qytetarët”, tha mes tjerash Rrustemi.

Banner

Related posts

Selami uron muajin e shenjtë të Ramazanit!

Gjyla Halili

Në Hungari dalja në zgjedhje ishte 77.8 për qind

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Takim vëllazëror me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj

Gjyla Halili

Leave a Comment