AKTUALE

Komuna e Sarajit organizon me sukses Olimpiadën Shkollore 2025

Sot, në një atmosferë festive dhe sportive në Qendrën Rekreative Sportive Saraj, u zhvillua me sukses përmbyllja e Olimpiadës Shkollore Saraj 2025, nën organizimin e Komunës së Sarajit dhe në prezencën e Kryetarit të Komunës, z. Ilas Veseli.

Kjo ngjarje madhore sportive përfshiu një numër të madh nxënësish nga shkollat fillore të komunës, të cilët garuan me pasion dhe përkushtim në disiplina si: vrapim, kërcim dhe hedhje e gjyles, duke promovuar vlerat e sportit, bashkëpunimit dhe garës së ndershme.

📝 Rezultatet përfundimtare të garave sportive janë si më poshtë:

🏆 Klasifikimi i përgjithshëm:

SHFK “Bajram Shabani” – Kondovë – 38 pikë
SHFK “Dituria” – Saraj – 30 pikë
SHFK “Emin Duraku” – Bukoviq – 28 pikë
SHFK “Sami Frashëri” – Gllumovë – 26 pikë
SHFK “Përparimi” – Krushopek – 14 pikë
SHFK “Drita” – Rashçe – 12 pikë
SHFK “Ibe Palikuqa” – Bojanë – 10 pikë
SHFK “Faik Konica” – Radushë – 8 pikë
SHFK “Bedri Tairi” – Sullare e Poshtme – 2 pikë
⚽ Finalja e FUTBOLLIT (29 maj 2025):

🥇 Vendi i parë: SHFK “Dituria” – Saraj

🥈 Vendi i dytë: SHFK “Sami Frashëri” – Gllumovë

🥉 Vendi i tretë: SHFK “Bajram Shabani” – Kondovë

🏐 Garat në VOLEJBOLL:

🥇 Vendi i parë: SHFK “Emin Duraku” – Bukoviq

🥈 Vendi i dytë: SHFK “Bajram Shabani” – Kondovë

🥉 Vendi i tretë: SHFK “Ibe Palikuqa” – Bojanë

🙏 Komuna e Sarajit falënderon përzemërsisht drejtorët e shkollave, arsimtarët e edukatës fizike dhe mbi të gjitha nxënësit garues, të cilët me përkushtimin e tyre e bënë këtë olimpiadë një ngjarje të paharrueshme për komunitetin.

🎉 Urime të veçanta për fituesin e FLAMURIT të Olimpiadës Shkollore SARAJ 2025, që këtë vit iu dha me meritë Shkollës Fillore “Bajram Shabani” – Kondovë!

Banner

Related posts

Laura Fazliu e nis me fitore Mastersin e Budapestit

admin

BDI reagon ashpër ndaj vendimit për ndërprerjen e projektit: Problemi nuk është teknik, është politik

Gjyla Halili

MASH-Maqedoni: Do të ndahen 1570 bursa për nxënësit në arsim të dyfishtë

Gjyla Halili