AKTUALE

Takim me udhëheqësit e haxhilerëve nga Tetova

Nën udhëheqjen e Myftiut të Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, u mbajt një mbledhje e veçantë me udhëheqësit dhe koordinatorin e haxhit të Myftinisë së Tetovës Nuhi ef Ganija në sallën e mbledhjeve të hotelit ku janë akomoduar haxhilerët e BFI-së në Mekke.

Kjo mbledhje kishte për qëllim koordinimin dhe përgatitjen para nisjes së realizimit të kushteve të Haxhit për vitin 2025.

Myftiu Dr. Selver Xhemaili, në fjalën e tij hyrëse, falënderoi të gjithë të udhëheqësit dhe koordinatorin për angazhimin e tyre të vazhdueshëm gjatë kryerjes së Umres dhe theksoi rëndësinë e parapërgatitjes për kryerjen e haxhit.

Udhëheqësit e haxhit ndanë përvojat e viteve të kaluara dhe paraqitën propozime konkrete për përmirësimin e shërbimeve ndaj haxhilerëve.

Në përfundim të mbledhjes, u riafirmua përkushtimi për të ofruar një organizim sa më profesional dhe dinjitoz të Haxhit 2025, duke pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes haxhiun dhe përvojën e tij shpirtërore.

Banner

Related posts

MASH: Vitin e ardhshëm akademik, konvikti në Tetovë do të jetë gati për 300 studentë

admin

LSDM: Mickoski nuk dëshiron reforma për Kodin Zgjedhor, por kërkon grabitje zgjedhore

Gjyla Halili

Nuk shuhet historia e Ali Ahmetit!

admin