AKTUALE

Nënshkruhet marrëveshja për koalicion/ Partia e turqve i bashkëngjitet Frontit Europian

Frontit Europian sot ju bashkëngjit edhe Partia Demokratike Turke (TDP). Marrëveshja u nënshkrua në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz.

Ahmeti tha se me marrëveshjen e Ohrit të gjithë komunitetet kanë fituar të drejtat e tyre. Ahmeti përmendi komunën e Kërçovës në të cilën gjuhë zyrtare krahas maqedonase dhe shqipes është edhe gjuha e turke.

Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz tha se kjo është një ditë historike për shkak se nënshkruam një marrëveshje e cila do të jetë në të mirë të vendit dhe për një shoqëri më të zhvilluar.

Iljaz tha se qëllimi i themelimit të Frontit Evropian është integrimi i plotë i vendit në BE.

Kujtojmë se Frontit Evropian më herët ju bashkëngjiten edhe partitë BDI, PDSH, LP, PDE dhe TDP.

Frontit Europian sipas njoftimeve pritet t’i bashkëngjitet edhe partia rome e Kurto Dudush dhe ASH krahu i Selës. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon

admin

Deri më 30 nëntor të këtij viti në buxhetin shtetëror nga tatimet dhe kontributet janë grumbulluar 3,97 miliardë euro

Gjyla Halili

TRE SKENARË TË MUNDSHËM NGA PËRPLASJA NË BDI

admin