AKTUALE

Ahmeti: Urimet më të mira për muajin e shenjtë të Ramazanit, më shumë respekt e solidaritet ndaj njëri tjetrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ahmeti në urimin e tij shkruan që ky muaj solidariteti le të shërbej për pastrim shpirtëror dhe thellim të respektit të ndërsjelltë.

Urimi i plotë:

Të nderuar besimtarë muslimanë,

Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit, andaj dua të përcjell deri te të gjithë ju urimet e mia të sinqerta për agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.

Ramazani është muaj i paqes, mëshirës dhe bamirësisë, andaj le të shfrytëzojmë begatitë dhe porosirë hyjnore që sjell në shërbim të pastrimit tonë shpirtëror dhe thellimit të respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit.

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjitha familjet tuaja! /indeks.mk

https://www.facebook.com/photo/?fbid=944745537019569&set=a.465898698237591

Banner

Related posts

Thirrje për unitet: Rushani fton këshilltarët shqiptarë të bashkohen në Këshillin e Kërçovës

Gjyla Halili

Ziadin Sela më shumë se një kandidat, një zë kombëtar që i duhet Kuvendit

Gjyla Halili

AKI vazhdon te  dorëzoj programin “Bashkë për Kërçovën” derë më derë

Gjyla Halili