AKTUALE

Komuna e Dibrës me aksion për largimin e automjeteve të dëmtuara nga hapësirat publike

Komuna e Dibrës ka ndërmarrë aksion për largimin e automjeteve të dëmtuara nga hapësirat publike, pas kontrolleve të kryera në terren më 5 shkurt 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori komunal duke vepruar në bazë të Rendit Komunal, “konstatoi 8 automjete në gjendje jo të rregullt të parkuara në hapësirat publike që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve”.

Autoritetet komunale kanë vendosur paralajmërime për pronarët e automjeteve. Në njoftim theksohet se “në të gjitha automjetet janë vendosur vërejtje për largim vullnetar në afat 15 ditor”, ndërsa në të kundërtën “do të merren masa ligjore dhe do të bëhet largimi i detyruar”.

Nga Komuna e Dibrës bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Institucioni u bën thirrje qytetarëve që “automjetet e havarisura t’i mënjanojnë nga hapësirat publike”.

Banner

Related posts

30,02 % dalje e votuesve në Kërçovë deri ora 15:00

Gjyla Halili

Kasami mobilizon anëtarësinë në Shkup, caktoi koordinatorin e degës në Çair

admin

Kovacevski-Fon der Lajen: Mbështetje e fuqishme e mëtejshme nga Komisioni Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

admin