AKTUALE

Kovacevski-Fon der Lajen: Mbështetje e fuqishme e mëtejshme nga Komisioni Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në Bratisllavë, ku po marrin pjesë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEK 2023.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e reformave në kapitujt kyç të procesit të anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe marrëdhëniet e partneritetit në çdo fazë të procesit.

Kovaçevski mori një siguri nga Fon der Lajen se BE-ja mbetet mik dhe partner i Maqedonisë së Veriut dhe ofron mbështetje të fuqishme për arritjen e një konsensusi politik për ndryshimet kushtetuese, për të mirën e vendit dhe rajonit.

Në këtë drejtim u shpreh pritshmëria që të gjithë aktorët politikë në vend ta njohin rëndësinë e momentit për të ardhmen e vendit dhe të veprojnë në favor të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se kjo ndikon pozitivisht në proceset politike dhe agjendën e reformave, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të shoqërive tona.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti kujton Mujdin Aliun: Ai dha jetë dhe i dha kuptim fjalës “flijim”

Gjyla Halili

BDI: Avancimet një etnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve – Zëvendësministri nga LEN pa informim, pa ndikim

Gjyla Halili

Osmani: Pas OSBE-së dhe A5, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e PBEJL

admin

Leave a Comment