AKTUALE

30,02 % dalje e votuesve në Kërçovë deri ora 15:00

Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në komunën e Kërçovës.

Nga gjithsej 50.362 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 15.101 ose 30,02 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%.

Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.

Në faqen rezultati.sec.mk mund të ndiqni drejtpërdrejt daljen në votime, si në total ashtu edhe sipas komunave.

Banner

Related posts

Në ITSHKSH kujtohet gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi në 70 vjetorin e lindjes së tij

admin

30 milionë euro të kursyera nga Amnistia Penale në Shqipëri, Manja: 780 të dënuar lënë qelitë

Gjyla Halili

Mexhiti: Eshaloni i parë është kryer! Kemi 1 zv/kryeministër të parë, 6 ministri, 7 zv/ministra dhe 5 sekretarë shtetëror

Gjyla Halili