AKTUALE

Kompletohet KShZ-ja, Abdush Demiri dha betimin në Kuvend

Abdush Demiri, kandidati i shtatë i KShZ-së dha betimin solemn në Kuvend, duke kompletuar kështu KShZ-në. Demiri, i propozuar nga Lëvizja Besa opozitare, u zotua se së bashku me pjesën e mbetur të KShZ-së se do të angazhohet për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Sot dhash deklaratën solemne dhe pas do të shkojmë bashkë me kryetarin e KShZ-së në zyrat e KShZ-së. Në kuadër të ingerencave dhe autorizimeve të cilat do t’i kem, do të bëj punën time me përkushtim që të kemi një proces zgjedhor fer dhe demokratik, normal në bashkëpunim edhe me kolegët tjerë të KShZ-së.”, – deklaroi kandidati i KShZ-së, Abdush Demiri.

Tanimë një vit KShZ-ja po funksionon me gjashtë anëtarë, pas betejës së zhvilluar me ASh-në për të zënë këtë vend vakant.

Organi më i lartë zgjedhor tanimë ka shtatë anëtarë, katër anëtarë të pushtetit dhe tre të opozitës. Abdush Demiri ishte kandidat i vetëm në garë për vendin e shtatë pas tërheqjes në moment të fundit të Zulfi Adilit, i propozuar nga partia e Arjanit Hoxhës.

Banner

Related posts

KOVAÇEVSKI: DUHET TË BASHKOHEMI RRETH KONCEPTIT PËR MAQEDONI EVROPIANE

admin

Kostadinovski: Gënjeshtër e madhe se do të shfuqizohet gjuha shqipe, ligji vetëm do të bëhet i qartë dhe kushtetues

Gjyla Halili

Ambasadorja suedeze Larson për vizitë në Kuvend

Gjyla Halili