AKTUALE

Mickoski për Pendarovskin: Qytetarët ta ndihmojnë që të largohet nga Maqedonia

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, një ditë pas konventës së mbajtur dhe zgjedhjes së Gordana Siljanovska-Davkovës për kandidate për presidente, tha se sot është ditë historike, sepse deri në orën 12 u mblodhën mbi 15 mijë vota. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve, siç u shpreh, që ta ndihmojnë kandidatin Stevo Pendarovski që ta përmbushë premtimin e tij dhe të largohet nga Maqedonia.

“Është mirë që qytetarët ta ndihmojnë Stevo Pendarovskin, që premtimin që e dha para pak kohe se po të mos zgjidhet president do të largohet nga Maqedonia, ta ndihmojnë që të largohet nga Maqedonia. Sa më pak “Stevo” kemi brenda Maqedonisë aq më mirë për Maqedoninë, ndërsa ne të gjejmë mënyrë që t’i kthejmë në shtëpi të gjitha ata që u larguan për shkak të politikave të këqija të Stevo Pendarovskit, sepse na duhen këtu, në shtëpi, ndërsa këta “Pendarovskëve” të këtillë t’u tregojmë se çfarë mendojmë ne si qytetarë”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN

Gjyla Halili

Isen Shabani distancohet nga vendimi i Taravarit: ASH-ja e vetme në zgjedhje

Gjyla Halili

Kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, nënshkruajti 15 kontrata GRANTE për vetëpunësim

Gjyla Halili