AKTUALE

Bekteshi: Do të ulet çmimi i energjisë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga 1 korriku pritet të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Bekteshi tha se ky konkluzion vjen duke i marrë parasysh të dhënat aktuale në energjetikë.

“Unë jam i bindur dhe nga sot mund të them se të gjitha vendimet do të jenë në drejtimin në atë që të ruhet standardi jetësorë i qytetarëve dhe të mbështeten kompanitë e vogla dhe të mesme, në këtë pjesë që të jenë sa më konkurrues, që do të thotë që nuk presim që të ketë rritje të energjisë elektrike nga 1 korriku, duke i marrë parasysh të dhënat e tanishme, ajo që parashikohet. Në të kundërtën, pritet të ketë ulje, ashtu siç bëmë nga 1 janari”, tha Bekteshi.

Banner

Related posts

Pjesëmarrja e Osmanit në vazhdimin e Sesionit të 11 Special Emergjent të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB në Nju Jork

admin

Fehmi Fetahu mirëpret ambasadorin shqiptar Petrit Malaj në Gjilan: Diskutim për bashkëpunim në turizëm dhe gastronomi

Gjyla Halili

Deri në orën 9 jehona në Kumanovë është 3,02 për qind, në Likovë 1,93, në Nagoriçan të Vjetër 3,98 për qind

Gjyla Halili

Leave a Comment