AKTUALE

Rina Ajdari bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Tetovë: Të ngremë zërin kundër nënçmimit institucional

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për nesër në Tetovë.Sipas saj, protesta organizohet për të kundërshtuar, siç thuhet në thirrje, rikthimin e simboleve dhe emrave që lidhen me një të kaluar të errët, pazaret politike në dëm të shqiptarëve, nënçmimin institucional, shfuqizimin e arritjeve të shqiptarëve gjatë dy dekadave të fundit, si dhe donacionet e ashtuquajturës “botë serbe” në Tetovë.Në thirrjen e publikuar, gjithashtu kërkohet ndalimi i, siç pretendohet, vjedhjes së organizuar të pronës publike dhe u bëhet apel qytetarëve të protestojnë për mbrojtjen e dinjitetit, historisë dhe të ardhmes së brezave të rinj.”Nesër protestë në Tetovë. Eja edhe ti! Mos mungo!”, është mesazhi me të cilin deputetja Ajdari fton qytetarët t’i bashkohen protestës.Ja postimi plotë:NESËR PROTESTË NË TETOVË!Për t’u thënë JO emrave të një të kaluare të errët, që po përpiqen ta rikthejnë në rrugët e Tetovës.Për t’u thënë NDAL pazareve politike në dëm të shqiptarëve.Për t’i thënë JO nënçmimit institucional që po na bëhet çdo ditë.Për t’i thënë JO shfuqizimit të çdo arritjeje shqiptare të 20 viteve të fundit.Për t’u thënë JO donacioneve të “botës serbe” në Tetovë.Për të ndalur vjedhjen e organizuar të pronës publike.Për të treguar se jemi vetë zot në shtëpinë tonë dhe se këtu askush nuk mund të na tregojë kur mund të flasim e kur duhet të heshtim.Dil, protesto, për të kaluarën tonë, për dinjitetin e të parëve dhe për ardhmërinë e fëmijëve tanë.Eja edhe TI!Mos e le pa dal!#HistoriaNukAbrogohet
#EdheRrugëtFlasinShqip

Banner

Related posts

Ajdari: Koaliconi “vlen” nuk ju vlen as shqiptarëve e as kryeministrit

Gjyla Halili

Aggeler: Do t’i ndjekim nga afër zgjedhjet, do të shohim nëse ka ndërhyrje nga jashtë

Gjyla Halili

Pacolli: Do t’i vizitoj pesë shtete për të kujtuar se Kosova qëndron e fortë

admin