Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, ka përkujtuar me homazhe dëshmorin e kombit, Beqir Limani, në 28-vjetorin e rënies së tij.
Me këtë rast, Ahmeti ka vlerësuar kontributin e Limanit në çështjen kombëtare, duke e cilësuar atë si veprimtar të hershëm, njeri të qëndresës dhe sakrificës, i cili jetën e tij ia kushtoi idealit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
“Beqiri ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, tribun i vegjëlisë, njeri i qëndresës dhe i sakrificës, i cili jetën e tij ia kushtoi idealit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka theksuar se, edhe 28 vjet pas rënies, kujtimi për Beqir Limanin mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij vazhdojnë të jenë pjesë e historisë kombëtare dhe amanet për brezat e ardhshëm.
“Lavdi e përjetshme Beqir Limanit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ahmeti.
Ja postimi plotë:
Bashkë me familjarë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, me homazhe përkujtuam dëshmorin e kombit, Beqir Limani, në 28 vjetorin e rënies së tij heroike.
Beqiri ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, tribun i vegjëlisë, njeri i qëndresës dhe i sakrificës, i cili jetën e tij ia kushtoi idealit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Sot, 28 vjet më pas, kujtimi për të mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë kombëtare dhe amanet për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme Beqir Limanit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
🇦🇱











