AKTUALE

BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme

Bashkimi Demokratik për Integrim i drejtohet publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me një thirrje të qartë:

Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme.

Nëse mendoni se populli pajtohet që partitë humbëse të përfaqësojnë shqiptarët – EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se është në rregull që ministrinë për Marrëveshjen e Ohrit ta udhëheq një putinist që mohon atë –
EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë anulimin e balancuesit – EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se punësimet njëetnike, përjashtuese nuk shqetësojnë askënd –
EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se shqiptarët janë të kënaqur me përjashtimin e diasporës nga regjistrimi –
EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë ndalesën për të negociuar në emër të shtetit –
EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se është normale që inspektorët e gjuhës shqipe të japin dorëheqje sepse nuk u paguhen rrogat për katër muaj –
EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se ky është drejtimi i duhur për shqiptarët –
EJANI NË ZGJEDHJE!

Sepse ai që është i sigurt në drejtësinë e rrugës së vet – nuk ka pse të ketë frikë nga zgjedhjet.

BDI nuk e frikësohet popullit.

Ne e dëgjojmë, e respektojmë dhe besojmë tek ai.
Nëse edhe ju e bëni të njëjtën gjë –
EJANI NË ZGJEDHJE!

NE JEMI GATI!

Dren GASHI – BDI

Banner

Related posts

Mexhiti për REL: “Balancuesi” zëvendësohet me ligj të ri, ndërsa ligji për “branitellat” s’është prioritet! Petrovska: Mickoski të përgjigjet nëse pajtohet me qëndrimin e Mexhitit!

Gjyla Halili

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 12 gradë

Gjyla Halili

“Ansambli në Kolaps – Drejtori me Shall, Mindil e Raki, Artistët në Rrugë!”

Gjyla Halili