Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të së drejtës së popullit të Kosovës për liri.
Ivanaj thekson se përpjekja e një populli për të jetuar i lirë, në paqe dhe me dinjitet, nuk mund të konsiderohet krim.
“Lufta e drejtë për liri nuk mund të dënohet nga askush. Liria nuk është krim, e as përpjekja e një populli për të jetuar i lirë dhe me dinjitet.”
Sipas Ivanajt, ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk e zgjodhën luftën për të pushtuar tokën e tjetrit, por për të mbrojtur vendin, popullin dhe të drejtën për të qenë të lirë.
Ai shprehet se historia mund të interpretohet dhe të gjykohet në forma të ndryshme, por e drejta e një populli për liri nuk mund të shpallet krim.
“Historia mund të gjykohet, mund të shtrembërohet, por e drejta e një populli për liri nuk mund të shpallet krim.”
Nga Tuzi, Ivanaj përcjell një mesazh solidariteti për popullin e Kosovës dhe për të gjithë ata që, sipas tij, mbajnë në zemër kujtesën e luftës për liri.
“Liria nuk është krim. Lufta për liri nuk është turp. Ajo është dinjitet, sakrificë dhe kujtesë që duhet t’u përcillet brezave.” 🇦🇱
Mesazhi i Ivanajt vjen në një kohë të ndjeshme për shqiptarët, ndërsa procesi gjyqësor në Hagë vazhdon përmes procedurave të përcaktuara ligjore.
Ja postimi plotë:
Lufta e drejtë për liri nuk mund të dënohet nga askush. Liria nuk është krim, e as përpjekja e një populli për të jetuar i lirë dhe me dinjitet.
Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk e zgjodhën luftën për të pushtuar tokën e tjetrit, por për të mbrojtur vendin, popullin dhe të drejtën për të qenë të lirë.
Historia mund të gjykohet, mund të shtrembërohet, por e drejta e një populli për liri nuk mund të shpallet krim.
Liria nuk është krim. Lufta për liri nuk është turp.
