SHOWBIZ

“I duhet një këshilltar i mirë”, Ermal Mamaqi ka dy fjalë për Luizin

Banner

Aktori, producenti dhe tashmë trajner motivimi, Ermal Mamaqi ishte i ftuari i radhës në “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj.

Mes tjerash, Ermali gjatë intervistës ka komentuar edhe çiftin më të përfolur të momentit, banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

Mamaqi dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së famshme.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”, tha Ermali për moderatoren shqiptare.

Ndërsa, për këngëtarin nga Shkodra tha se ai duhet të marr një këshilltar të mirë pas daljes sepse vetëm pas përfundimit të BBVA do ta kuptojë se çfarë ka ndodhur.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë”, tha Ermali.

Theksojmë që Luizi ka fituar një popullaritet të madhe dhe që nga fillimi i edicionit të dytë të BBVA është konsideruar si ‘fenomen’ dhe një prej pretendentëve për të fituar çmimin ./Telegrafi

Related posts

Pak frymë britanike në Kinë, zbuloni hotelin luksoz të David Beckham

admin

Ftesë në 5/ Habit gazetarja: Shqiptarët s’dinë çfarë hanë, në Europë hahet më mirë!

admin

“Përkushtim”, Jennifer Lopez i kushton Ben Affleck një tatuazh në ditën e Shën Valentinit

admin

Leave a Comment