SHQIPËRI

Sapo kishte nisur punën, vdes punëtori në Shëngjin pasi u rrëzua nga skelja

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin.

Mësohet se shtetasi Arjan Lazri, 45 vjeç ka ndërruar jetë  gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Kune të Shëngjinit. Mësohet se 45-vjeçari, banues në Kallmet, ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, nga ku ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike, ai ka ndërruar jetë brenda pak orëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ TCh/

Banner

Related posts

Bomba dhe gaz nervor- një fushatë kërcënimesh krejt para zgjedhjeve ne Mal të Zi

admin

Një vit luftë në Ukrainë, Rama mesazh nga Hiroshima: Të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë

admin

Samiti i Berlinit më 16 tetor në Tiranë/ Scholz: Marrëveshja Kosovë-Serbi e rëndësishme për rajonin! Rama: Mbështesim planin e paqes

admin

Leave a Comment