AKTUALE

Amir Elezi i Alternativës: Të shkarkohet drejtori i spitalit të Tetovës, përgjegjësi për skandalin duhet të ketë menjëherë

Nënkryetari i Alternativës dhe ish drejtor i spitalit të Tetovës, Amir Elezi, ka reaguar ashpër pas skandalit me videon nga spitalit i Tetovës. Sipas tij, njerëzve u është cenuar privatësia, ndërsa degradimi i këtillë i shëndetit publik, thotë ai, është i paprecedentë.

“Ne jemi të sigurt se kjo është rezultat i paaftësisë së Aleancës për Shqiptarët për të trajtuar dobësitë sistematike në resorët që cilat i kërkuan dhe i morën. Asnjë justifikim nuk mban! Për ta qenë skandali edhe më i madh, mjeku që e ka regjistruar videon është fotografuar me ministrin e Shëndetësisë gjatë vizitës së tij në spitalin e Tetovës. I buzëqeshur dhe i lumtur. Me veshje civile, gjë që tregon se mund edhe mos të ketë qenë, por ka ardhur enkas për ministrin”, ka deklaruar Elezi.

Elezi thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë lloj qeverie të papërgjegjshme, ndërsa sipas tij kreu i ASH-së, Arben Taravari nuk është i djeshëm që të mos e dijë se çfarë është përgjegjësia politike dhe morale.
“Ka qenë ministër i Shëndetësisë, punon mjek në Qendrën Klinike dhe duhet ta dinte paraprakisht se çfarë do të thotë të menaxhosh resorët me të cilët e kushtëzuan hyrjen e Aleancës në Qeveri.

Prandaj, nuk mjafton raportimi i rastit në MPB. Për skandale të tilla, të cilat janë përtej çdo standardi etik për profesionin e mjekësisë, përgjegjësia politike është e patjetërsueshme. Më e pakta që mund ta bëjë Ministri i Shëndetësisë është menjëherë ta shkarkojë drejtorin e spitalit të Tetovës. Kërkojmë llogari tani dhe menjëherë!”, është shprehur Elezi.

Banner

Related posts

Talat Xhaferi: Adnan Azizi, të kërkojë falje për shpifjet ndaj meje dhe familjes time!

Gjyla Halili

Në mars do të ketë edhe një rritje të pagave në shëndetësinë publike

Gjyla Halili

NJË TAKIM ME PATRIOTIN HOXHË XHEVAT KRYEZIUN – NJË FIGURË MARKANTE NË PAJTIMIN E GJAQEVE.

Gjyla Halili

Leave a Comment