AKTUALE

Harxhimet e rrugës / Gjykata liron ish-deputeten e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva

Është liruar nga akuzat ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva” për rastin “Pagesat Rrugore” që lidhet me shfrytëzimin e harxhimeve rrugore. Ajo ishte akuzuar për veprën penale – mashtrim gjatë shërbimit.

Boneva ndiqej për shkak se gjatë periudhës 2011 – 2015 shërbimeve të Kuvendit u ka dorëzuar llogari të rreme fiskale të pagesave rrugore, pas cka I janë paguar mbi 10.000 euro, edhe pse ka patur banesë në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

“Sipas aktvendimit të shkallës së parë, gjykata ka konstatuar se Prokurori Publik, jashtë dyshimeve të arsyeshme, nuk ka dëshmuar veprën për të cilën ngarkohet e akuzuar, kurse lidhur me pretendimin për dëmin e RMV-së, përfaqësuesi e referoi në kontest”, thonë nga Gjykata Penale.

Gjykata ka shfuqizuar ndalesën për vënie në hipotekë të pronës së patundshme të të akuzuarës dhe familjes së saj.

Rasti udhëhiqej nga ish-PSP-së kurse më pas ra në duart e PTHP-së.

Banner

Related posts

Deputeti Bexheti godet VLEN-in: Çdo ditë po e hani turpin me bukë!

Gjyla Halili

Sinishtaj para të rinjve të Forumit Shqiptar: Ideali kombëtar nuk është kujtim, por përgjegjësi

Gjyla Halili

20 vjet nga Pavarësia e Malit të Zi: Shqiptarët mes pritjes dhe realitetit

Gjyla Halili