AKTUALE

Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III

Me ftesë të Sh.T.Z. Matthew Lawson, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e ditëlindjes së Sh.T.M. Mbreti Charles III.Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite në mbështetje të proceseve demokratike, reformave institucionale dhe integrimit euroatlantik të vendit.Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për Sh.T.M. Mbreti Charles III, duke i dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe suksese të vazhdueshme në përmbushjen e detyrave të tij shtetërore.Pritja solemne mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, partive politike dhe personalitete të jetës publike, duke shërbyer si një mundësi e rëndësishme për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë.Ja postimi plotë:Me ftesë të Sh.T.Z. Matthew Lawson, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e ditëlindjes së Sh.T.Z. Mbreti Charles III.Kjo ngjarje shërbeu si një mundësi e veçantë për të theksuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet vendeve tona, si dhe për të vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në avancimin e proceseve demokratike, zhvillimin institucional dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Me këtë rast, përcolla urimet e mia më të sinqerta për Sh.T.Z. Mbreti Charles III, duke i dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme në përmbushjen e përgjegjësive të tij të larta shtetërore.

Banner

Related posts

Seancë e Komisionit Antikorruptues

Gjyla Halili

THEMELOHET DEGA MË E RE E VATRËS “VATRA NORTH JERSEY”

Gjyla Halili

“Himni”, Ministrja Janevska e pranon, BDI-ja arsyeja pse e tërhoqëm ligjin!

Gjyla Halili