AKTUALE

Hapet xhamia e re në fshatin Tatesh i Poshtëm– Strugë

Sot, 03.08.2025, me një ceremoni të veçantë dhe pjesëmarrje të madhe të besimtarëve dhe mysafirëve të ndryshëm u bë hapja solemne e xhamisë së re “Haxhi Lutfi Limani” në fshatin Tatesh i Poshtëm-Strugë.

Kisha nderin të jem pjesëmarrës në këtë event të këndshëm, të ftuar nga Myftiu i Strugës h. Adi ef. Murtishi dhe nën udhëheqjen e kryetarit të BFI-së Reisululema h. hfz. Shaqir ef. Fetai.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë figura të rëndësishme të Bashkësisë Fetare Islame, autoritete lokale, si dhe mysafirë nga rajone të tjera. Me këtë rast, u mbajtën fjalime rasti ku u theksua rëndësia e xhamisë si vend i lutjes, bashkimit dhe edukimit shpirtëror.

Xhamia “Haxhi Lutfi Limani” është e ndërtuar nga djemtë e h. Lutfiut në krye me z. Mirdi Limani, kampion i boksit në nivele botërore.

Lusim Allahun e Madhërishëm që t’i shpërblej të gjitha ata që kontribuan që kjo xhami e bukur të përfundojë me sukses.

Banner

Related posts

BDI: Sindromin e Gazimestanit VLEN e manifestoi me Ambasadorin Rus dhe rusofilin Stoilkoviq

Gjyla Halili

KQRMV Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

Gjyla Halili

11 fakte rreth ditës historike të Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili