AKTUALE

Arrijnë në Kosovë tre policët e liruar nga paraburgimi që ishin rrëmbyer nga Serbia

Banner

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, tre policët që u liruan sot nga paraburgimi në Serbi kanë kaluar pikën kufitare të Merdares në Kosovë.

Policët janë liruar me vendim të Gjykatës së Kralevës, të cilit ishin rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Arrestimi i tyre kishte nxitur reagime të shumta nga institucionet e Kosovës, të cilat edhe kishin kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.

Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Pas vendimit ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti duke thënë se edhe kidnapimi i tyre konsiston në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Kurti në Twitter.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani për lirimin e tre policëve ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Related posts

Presidentja Osmani falenderon Mark Gjonaj për pritjen madhështore nga nxënësit shqiptarë në New York

Gjyla Halili

“Ne jemi këtu! SHBA-ja nuk po largohet”, ambasadorja Aggeler flet për pezullimin e USAID

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN NGA KOSOVA

Gjyla Halili

Leave a Comment